“Ishte bërë gjysmë robi”/ Fituesi i Big Brother rrëfen: Bora e dashuron vërtet Donaldin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhënia e lënë pezull mes Borës dhe Donaldit është komentuar tepër pasi ky i fundit ka shprehur hapur pëlqimin për Beatrix.

Këtë herë kanë qenë dy ish-konkurrentët e këtij edicioni të BBV, Ardit Çuni dhe Kledi Hysa që kanë komentuar situatën në një video-live në rrjetet sociale, bashkë me fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaloti dhe ish-konkurrentin e Për’Puthen, Atdhe Xharavina.

Anaidi ka thënë se Bora e dashuron vërtet Donaldin dhe ka deklaruar se ajo është bërë “gjysmë robi”. Ai gjithashtu ka komentuar Donaldin, për të cilin ka thënë se nuk është duke e menaxhuar mirë situatën

“Unë sot e kam kuptuar që Bora e dashuron vërtet Donaldin. Ishte bërë gjysëm robi. Ai nuk është duke e menaxhuar mirë, sepse duhet të shkëpusësh në fillim një lidhje që ke, para se të nisësh një të re”, u shpreh Anaidi.

Më tej ai përmendi edhe faktin se Donaldi ka qenë ai që këshillonte Kledin kur ai pati një takim me Beatrixën Brenda shtëpisë, ndërsa Arditi u shpreh me ironi se ky është një mister që duhet zgjidhur nga shkencëtarët.

Pjesë nga biseda:

Kleidi: Nëse kjo do të ishte lojë, nuk e di çfarë rezultati do të kishte pastaj…

Arditi: Edhe sikur të jetë lojë, prapë do të ishte anormale, s’ka kuptim. Triksa nuk e ka për lojë…

Anaidi: Ra në dashuri Triksa, apo që atë natë që doli më Klejdin e kuptoi…

Atdheu: Ardit pse mendon se rri i mërzitur Donaldi…

Arditi: Kam përshtypjen që do e katet kuptuar. Se të rrish me dikë tjetër në shtëpi duke u puthur, dhe duke e ditur shumë mirë që jashtë ka lënë dikë…

Lexo edhe :  Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Atdheu: Pse është duke ndodhur

Anaidi: Me i dhënë emocione të forta pra, që ta ngrejnë dhe ta ulin nga gjendja emocionale. Ta nxjerrin nga mendtë e kokës…

Atdheu: Mos është favoriti i produksionit…

Anaidi: Nëse do ishte i preferuari i produksionit nuk do ia kishin sjellë Borën që në javën e dytë…

Kledi: Më shumë ka përfituar Big Brother nga takimi i tyre, sesa ata të dy…

Ndër të tjera Anaidi vuri në dukje se Donaldit iu bënë 5 surpriza Brenda një nate, gjë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Big Brother Vip, duke hedhur në një farë mënyre dyshime mbi produksionin.

Të fundit

A do të ripushtohen hapësirat e çliruara publike?

Nga Eduard Zaloshnja "A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të ripushtohen me kalimin e kohës?" -- kjo...

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin Skënderbej". Rama thotë se janë kryer...

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një...

Hap i madh në karrierë, Raul Sabliqi transferohet te Cecina në Serie B italiane

Raul Sabliqi ka bërë hapin e madh në karriere duke u transferuar te skuadra e Cecina Volej në Serie B italiane. Volejbollisti që fitoi gjithçka...

1793 Paris, Francë – Hapet zyrtarisht Luvri, muzeu me mbi 380,000 objekte

Më 10 gusht 1793, gjatë trazirave të Revolucionit Francez, u hap për herë të parë për publikun Musée du Louvre – muzeu më i...

Lajme të tjera

Web TV