31 shërbime të mbështetura nga Fondi Social/ Manastirliu nga Shkozeti: Zgjerojmë hartën e shërbimeve në territor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar një nga qendrat sociale që mbështetet nga instrumenti i Fondit Social për fuqizimin dhe krijimin e shërbimeve të reja sociale në mbështetje të grupeve vulnerbël, në kuadër të ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

“Unë jam e kënaqur që shoh se si kjo qendër ofron mbështetje për gratë, fëmijët dhe familje në nevojë. Gjithashtu ofron shërbime riintegrimi për ato familje apo ato gra të cilët kanë nevojë të riintegrohen në jetën sociale dhe ekonomike. Këtu pashë shembuj se si gratë të cilat ja kanë dalë t’i thonë Jo dhunës të jenë të integruara tashmë në jetën ekonomike dhe sociale, të çojnë fëmijët në çerdhe, kopësht, punojnë vetë dhe sigurisht kanë mundësi tashmë që të shpalosin potencialin e tyre”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se shërbimet që mbështeten nga Fondi Social i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të zgjerohen në territor.

“Unë jam e kënaqur që Fondi Social deri më sot ka mbështetur më shumë se 31 shërbime sociale kudo në Shqipëri nëpërmjet bashkive, nëpërmjet partnerëve, organizatave të ndryshme të shoqërisë civile që ofrojnë shërbime. Sigurisht kemi ende shumë për të bërë në mënyrë që çdo bashki të ketë shërbime sociale për të gjithë grupet në nevojë, duke filluar nga fëmijët e riskuar, nga adoleshentët në risk, nga gratë apo të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar. Ndaj politika jonë, programet tona do të vijojnë të mbështesin pikërisht zgjerimin e hartës së shërbimeve sociale në territor”, theksoi Manastirliu.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV