“Priten edhe reshje dëbore”/ Parashikimi i motit për sot

Dita e sotme do të ndikohet nga vranësira dhe reshje të pakta shiu deri në mesditë. Më pas vranësirat do i lënë vendin kthjellimeve.

Në lartësitë mbi 1200 m reshjet priten të jenë në formë dëbore.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi 5 deri 10m/sek.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 10 / 16 °C, në vendet e ulëta 3 / 16 °C dhe në vendet malore 1 / 11 °C.