E diela e zezë e aksidenteve/ Dy të vdekur, 6 të plagosur, mes tyre edhe një 10-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bilanci nga aksidentet e kësaj të diele dhjetori është dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur, mes tyre edhe një vajzë vetëm 10 vjeçe.

Gjashtë aksidente ndodhën në vetëm pak orë, ndërsa shkak i disa prej tyre ka qenë edhe lagështira e krijuar prej shirave që kanë përfshirë vendin prej ditësh tashmë.

Aksidentet me viktima ndodhën në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot dhe në fshatin Hamil të Fierit.

Në orët e para të mëngjesit automjet me drejtues T. D., 53 vjeç përplasi për vdekje këmbësorin E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici.

Ndërsa pas disa orësh një 55-vjeçar duke drejtuar zetorin në tokat bujqësore në fshatin Hamil për shkak të lagështirës ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal.

Drejtuesi ndërroi jetë dhe u dëmtua vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Dy aksidente kanë ndodhur në Korçë me pasojë plagosjen e tre personave.

Rreth orës 04:00, në rrugën e Malit Moravë, Korçë, shtetasi një 36-vjeçar duke drejtuar makinën tip “Audi” humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. U plagos vetë shoferi dhe pasagjeri rreth 32 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa 45 minuta më pas në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur një 58-vjeçare që po ecte në rrugë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Gruaja ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Tapizë- Thumanë, një makinë ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe :  Aksident në Kamëz, makina përplas këmbësoren te vijat e bardha

Ndërsa në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shoferi 23-vjeçar duke drejtuar mjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar pasagjerët në mjet, M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./Top Channel

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV