6 dhjetor 1823/ Muller, albanologu që mbrojti tezën: shqipja është ilirishte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 6 dhjetorin e vitit 1823 u lind Friedrich Max Muller, filolog gjerman dhe orientalist (vdiq më 1900).

Në vitin 1844, para se të fillonte karrierën akademike në Oksford, Muller studioi dhe vazhdoi kërkimet në sanskrit nën albanologun Franz Bopp, i njohur si dijetari i parë sistematik i gjuheve indoevropiane.

Këto studime e bënë Mullerin t’a lidhte historinë e gjuhës me historinë e fesë, duke dalë me teorinë se mitologjia është “sëmundje e gjuhës”, që do të thotë se miti transformon konceptet në qenie dhe tregime.

Sipas Müllerit, “Perënditë” filluan si fjalë për të shprehur idetë abstrakte, dhe më pas u shndërruan në personalitete të imagjinuara. Kështu, fjala indo-evropiane “At – Zot” shfaqet me emra të ndryshëm: Zeus, Jupiter, Dyaus pita; të gjithë rrjedhin nga “Dyaus”, që nënkupton “dritë”, “ditë”, “ndriçon”, “ndriçim”, që çojnë në termat “deus”, “theos”, si emra të përgjithshëm për Zot, dhe për “Zeus” e “Jupiter” (që rrjedh nga Deus – Pater).

Në këtë mënyrë, shpjegon Muller, metafora personifikohet. Sipas Mullerit, shqipja është ilirishte, ose e vetmja gjuhë përfaqësuese e gjuhëve të ndryshme të ashtuquajtura barbare, që rrethonin dhe ngaterroheshin me dialektet greke.

Muller, në mënyrë te veçantë nuk pajtohet me teoritë e Darvinit se gjuha e njeriut mund të ketë evoluar nga gjuha e kafshëve.

Për këtë ai mbajti një ligjëratë në vitin 1873, dhe i dërgoi Çarls Darvinit një kopje, duke e  siguruar se edhe pse nuk ishte dakord me disa perfundime të Darvinit, Muller ishte një nga lexuesit më të zellshëm dhe admirues i sinqertë i tij.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV