Shqipja degë në universitet gjermane/Pedagogia e Fakultetit të Shtutgartit zbulon detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesja, përkthyesja dhe pedagogia në Fakultetin e Shtutgartit, Loreta Shchillock ka zbuluar në emisioni “Pas Mesnate” në ABC, se si u bë pjesë e këtij të fundit.

Ajo e konsideroi veten me shumë fat, kur i ofruan kontratën e punës si pedagoge. Sakaq, theksoi se aktualisht po bën të pamundurën që ky fakultet të njohë sa më shpejt gjuhën shqipe.

Loreta zbuloi se deri tani është hapur një kurs për gjuhën shqipe dhe për letërsinë shqipe, por që duan që rrënjët të shtrihen më shumë.

Unë në fakt ndonjëherë nuk e besoj për fatin që kam pasur në Gjermani, por kur kam qene në semestrin e tretë, më ka ofruar universiteti kontratën e punës dhe më tha: ‘Zonja Shchillock ju do rrini tek ne’. Si fillim kam ligjëruar shkencën e linguistikës gjermane. Katër vitet e fundit jam rikthyer në departamentin internacional për studentët e masterit internacional, të cilët bëjnë masterin në gjuhën angleze, por janë të detyruar të mësojnë kulturën dhe linguistikën gjermane. Ndërsa, prap nga departamenti i linguistikës gjermane, prej një viti presin të bëjnë njohjen e gjuhës shqipe.

Në një nga departamentet është hapur një kurs për gjuhën shqipe dhe për letërsinë shqipe, lektorin nuk më kujtohet si e quajnë. Unë do mundohem që sa më shpejt të përfundojë kurrikulën time për t’ja prezantuar dekanit të Fakultetit të Shtutgartit, që të nisim sa më shpejt njohjen e gjuhës shqipe si strukturë. Si fillim, do të jepet gjuha shqipe për studentët gjermanë në gjermanisht, do të jepen disiplinat e gjuhës shqipe”, tha ajo.

Të fundit

Ish-deputetja tregon momentin ‘epik’ kur i shkroi ish-it nën efektin e alkoolit

Ish-deputetja, Oriola Nebiaj ndau një nga momentet më të sikletshme dhe njëkohësisht gazmore të jetës së saj personale gjatë...

Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…

Në emisionin “Opinion” dje u fol për disa nga vrasjet më të çuditshme dhe se si u zgjidhën ato. Nga ngjarjet që u mor për...

Jo vetëm Kina dhe Koreja e Veriut, ja shteti i ri ku Putini po rekruton ushtarë

Raportohet se Rusia po përpiqet ta përfshijë Laosin në luftën në Ukrainë. Nën pretekstin e bashkëpunimit humanitar, Moska thuhet se është gati të organizojë...

Rastet e fruthit në SHBA arrijnë nivelin më të lartë në 33 vite

Numri i rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 1,277 që nga e premtja, duke shënuar nivelin më të lartë që...

Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dhuroi ish-presidentit Donald Trump një letër nominimi për Çmimin Nobel...

Lajme të tjera

Web TV