Moti i keq/ Ministrja e Bujqësisë: Hidrovoret në funksion të plotë, po punohet për mbajtjen e niveleve normale të ujit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, nëpërmjet një postimi në facebook, ka bërë me dije përditësimin mbi situatën e krijuar në vend, si pasojë e motit të keq. “Vijojmë me vëmendje të veçantë e në komunikim intensiv me Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit në ndjekje të situatës së shkaktuar nga moti i keq.”, shprehet Krifca në reagimin e saj.

Ministrja thotë se deri më tani nga inspektimet në terren të Drejtorive të Ujitjes dhe të Kullimit Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë, rezulton se sasitë e konsiderueshme të reshjeve të rëna gjatë natës dhe që ende vazhdojnë, kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në infrastrukturën e kullimit, por pa krijuar probleme.

“Të gjithë hidrovoret janë në funksion të plotë dhe po punohet për mbajtjen e niveleve normale të ujit, megjithëse kemi rritje të prurjeve të ujit në kolektorët kryesor, që përcjellin ujin tek hidrovoret.”, thotë Krifca.

Ajo gjithashtu komunikon se nivelet e lumenjëve nuk përbëjnë shqetësim për dalje nga shtrati apo përmbytje. Ministrja bën me dije se stafet teknike të Drejtorive të Ujitjes dhe Kullimit janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, kryesisht për të ndërhyrë me eskavator në rast të bllokimit nga papastërtitë e kanaleve kulluese, si dhe po vlerësohen në mënyrë dinamike nivelet e lumenjëve.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV