Policia greke arreston në Kapshticë 51-vjeçarin e shpallur në kërkim për drogë

Një shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia greke në pikën kufitare të Kapshticës.

Në pranga ka rënë shqiptari 51-vjeçar, i cili është ndaluar nga pala fqinje në tentativë për të hyrë në Shqipëri.

Nga verifikimet ka rezultuar se ndaj shqiptarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria e Verias në Greqi për disa vepra penale.

Konkretisht, shqiptari akuzohet për “mbajtje të lëndëve narkotike”, “tentativë shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”.