Rrëfehet shqiptari që mbyti gruan në Greqi: “Më përmendi nënën, u inatosa se më ofendoi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Isha i inatosur se më ofendoi. Të më thotë mua ajo për mamanë dhe të më shajë?! E kapa nga fyti dhe e mbyta.”

Kështu ka deklaruar në polici 42-vjeçari shqiptar, i cili vrau gruan. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Blaxioti në Lakonia të Greqisë. Mediat greke raportojnë se ka qenë pikërisht autori që ka njoftuar në telefon policinë, duke i thënë se; “Më duket se kam vrarë gruan”. Më pas kjo e fundit ka shkuar me shpejtësi në banesën e çiftit ku ka parë pa ndjenja 36-vjeçaren, e cila rezultoi se kishte ndërruar jetën.

Po ashtu mediat greke kanë publikuar edhe foto të viktimës dhe autorit, të cilën e kishte publikuar ky i fundit një ditë para krimit. Siç shihet edhe nga pamjet, çifti duket i afërt. Nuk dihen detajet rreth ngjarjes së rëndë, ndërkohë që në momentin e krimit dy fëmijët e tyre, dy djem, 8 dhe 10 vjeç, ishin në dhomën ngjitur. Policia po heton rreth ngjarjes.

Të fundit

Zelensky vendos kushte për takimin me Putin

Volodymyr Zelensky tha se është gati të bëjë "disa kompromise" në kërkesën e tij që të ndodhë një armëpushim...

Një memorial për të rënët, 26 viktima në hartën e trazuar të Ballkanit

Një ngjarje e harruar nga politika e rajonit. Vrasja e 26 personave në kufirin e sotëm mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjithsesi nuk...

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë e Daniel Shimës, ish-zëvendës drejtorin...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Lajme të tjera

Web TV