Lulzim Basha: Nuk jap dorëheqje! Jam shpresa e vetme e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha ka folur në një intervistë për mediat para mbledhjes së dy Kuvendeve Kombëtare të thërritur nga PD, tashmë e përçarë midis datës 11 dhe 18 dhjetor, të thirrur nga lideri aktual dhe lideri historik Sali Berisha.

Basha ka deklaruar se nuk do e japë dorëheqjen nga kreu i bluve pasi ai deklaron se 85% e anëtarësisë së PD i ka besuar atij t’i udhëheqë dhe beteja sapo ka nisur.

“Asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur 85% e anëtarësisë ka votuar një anëtarë një votë dhe më ka besuar t’i udhëheq në betejën kundër një regjimi që masakroi votën e shqiptarëve përveç shpalljes së zotit Berisha “Non Grata” dhe unë nuk kam asnjë arsye se pse për shkak të shpalljes së zotit Berisha “Non Grata” të tradhtoj besimin, të tradhtoj besimin e demokratëve, të tradhtoj besimin e shqiptarëve të cilët te Partia Demokratike shohin shpresën e vetme, alternativën e vetme për të ardhmen, për luftën kundër korrupsionit, për luftën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 18 dhjetori ka dhe një simbolikë tjetër do të jetë dhe një moment transformues, jo thjesht për Partinë Demokratike por për Shqipërinë pikërisht për t’i dhënë fund këtij tranzicioni për t’i dhënë fund këtij mentaliteti të një grushti politikanësh që kanë 30 vjet që e trajtojnë Shqipërinë si plaçkën e tyre”.-u shpreh ai ndër të tjera.

Të fundit

Dolën kundër Berishës, por dështuan në zgjedhje! Kush e ka fajin për rezultatin?

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit lanë jashtë dyerve të Kuvendit emra të rëndësishme politikanësh, që për dekada me radhë...

Pse dështoi telefonata Trump-Putin? Britania dhe BE ndryshojnë mendim totalisht

Europa dhe Mbretëria e Bashkuar kanë paralajmëruar për një sërë sankionesh të ndërmarra kundrejt Rusisë pas zhvillimit të telefonatës midis presidentit rus Vladimir Putin...

“Gara nuk ishte e barabartë!” Çfarë shkroi sot Fatmir Xhafaj për zgjedhjet?

Fatmir Xhafaj do të jetë sërish në Parlament, pasi ishte një nga më të votuarit në listën e hapur të PS. Ish-Ministri i Brendshëm,...

Hida, studentja e Mjekësisë që fitoi vendin e dytë për punim shkencor në Turqi

Rrëmbeu çmimin e dytë pak ditë më parë në Turqi në një konferencën ndërkombëtare të studentëve të mjekësisë. Prezantimi i saj oral për “Nivelet...

Papa i ri na jep lajmin e keq: Vatikani nuk e njeh Kosovën, por…

Papa Leon i katërmbëdhjetë emëroi Luigji Bianko si Nunc Apostolik në Slloveni dhe Delegat Apostolik në Kosovë. Kështu raporton media e Vatikanit, që saktëson...

Lajme të tjera

Web TV