Kosova si SHBA dhe Britania, bojkot Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetur vendimin e ShBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës duke konfirmuar bojkotin edhe nga ana e Kosovës për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Sipas presidencës, ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra porse Presidentja e Kosovës do t’i bojkotojë të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin.

Ndryshe, administrata e Biden-it nuk do të dërgojë një delegacion zyrtar të SHBA-së në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, deklaroi se vendimi vjen si deklaratë kundër “gjenocidit të vazhdueshëm dhe krimeve kundër njerëzimit në Xinjiang” të Kinës.

Masa shënon një përshkallëzim të presionit të SHBA-së ndaj Kinës mbi akuzat për punë të detyruar dhe abuzime me të drejtat e njeriut në rajonin perëndimor të Kinës, Xinjiang, veçanërisht kundër popullsisë ujgure dhe grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV