Sot një vit nga vrasja e Klodian Rashës nga polici Hajdaraj, i ati për mediat: Më plagosi shpirtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vit më parë, në një ngjarje shumë rëndë, një i ri 25-vjeçar humbi jetën nga një plumb i dalë nga arma e punonjësit të policisë, Nevaldo Hajdaraj.

Sot janë njoftuar homazhe për këtë ngjarje ndërkohë që familja ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore për të nderuar Klodianin, ‘Dëshmorin e Atdheut’.

Në një prononcim për mediat, babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha, tha se segmente të caktuara kërkuan ta bënin kriminel.

“Lus Zotin që t’ua kthejë në gëzime në familjet e tyre. Këtë tragjedi e kanë mësuar kudo në të gjithë botën. Mua më plagosi shpirtin. Dua që të shpreh mirënjohjen për secilin që ka shprehur interes ndaj familjes sime. Nuk ka qenie njerëzore që të imagjinojë që në vitin 2021 një prind të blejë gjakun e fëmijës së vet”, tha babai.

Kujtojmë se autori i vrasjes, ish-efektivi i forcave ‘Shqiponja’ u dënua nga Gjykata e Tiranës me 15 vite burg, por ai do të kryejë 10 vite, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit.

 

Të fundit

Një italian apo një filipinas? Sondazhet e fundit “ndezin” garën për Papatin

Sondazhi i fundit i realizuar nga Pollymarket mbi mundësitë për Papën e ri ka nxjerrë disa emra të spikatur,...

Akuzoi djalin e Mbretëreshës Elizabeth për abuzim seksual, aktivistja gjendet e vdekur

Një nga figurat më të njohura në luftën kundër abuzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore, Virginia Giuffre, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Lajmin...

Ditë zie kombëtare, PS ndërpret fushatën për të respektuar funeralin e Papës

Këshilli i Ministrave ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendim të datës 24 Prill. Në...

David Selenicasi, kryemjeshtri i ikonografisë që përdori artin si mjet rezistence

Nga Leonard Veizi Ai është i shquar me artin e tij po aq sa dhe Onufri i famshëm. Dhe ndoshta po aq sa Onufri e...

HOMAZH NDAJ PAPA FRANÇESKUT

 Pastor evangelicus» (bariu sipas ungjillit) Dom Lorenzo Rossetti Referues në Akademinë teologjike papnore-Romë Mënyra më e mirë për të nderuar papa Françeskun që kaloi në amshim më...

Lajme të tjera

Web TV