Çuçi paralajmëron ndryshime të Kodit Penal: Miratuam strategjinë për kontrollin e armëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i brendshëm Bledi Çuçi njoftoi se në mbledhjen e qeverisë u miratua plani i veprimit 2022-2024 për zbatimin e strategjisë për kontrollin e armëve të vogla të lehta, eksplozive dhe municioneve.

Ndërsa tha se ky plan veprimi synon të parandalojë mbatjen e armëve në mënyrë të paligjshme në duart e qytetarëve, Çuçi paralajmëroi edhe ndryshime të Kodin Penal.

“Sot miratuam planin e veprimit 2022-2024 për zbatimin e strategjisë për kontrollin e armëve të vogla të lehta, eksplozive dhe municioneve. Si një plan i cili do të mundësojë zbatimin e kësaj strategjie. Siguria mbetet prioritet absolut i qeverisë. Krimet e armë zjarri shqetësim në gjithë botën. Ky plan veprimi parashikon të ndalojë posedimin e armëve pa leje te civilët dhe disiplinimin më të fortë të licensimit të përdorimit të armëve si edhe disiplinimin e agjencive private të sigurisë.

Janë parashikuar shumë masa konkrete që kanë të bëjnë me trafikimin apo prodhimin e armëve. Kemi parashikuar ndryshime në kodin penal, dhe të kriminalizojmë disa figura të reja të krimit që kanë të bëjnë me trafikimin, siç është ajo përmes kutive postare, apo për përdorimin apo posedimin e pajisjeve që mundësojnë printimin 3D të armëve.

Është një strategji gjithëpërfshirëse që synon të parandalojë posedimin e armëve në mënyrë të jashtëligjshme. Policia përditë bën aksione e kap armë e municione që ndodhen në duart e njerëzve. Tashmë kemi një strategji që e sheh në mënyrë më gjithëpërfshirëse këtë fenomen.- u shpreh Çuçi.

Të fundit

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Takimi Zelensky-Putin, në skenë del… Budapesti

Shtëpia e Bardhë po e shqyrton kryeqytetin hungarez Budapestin si një vend për të pritur një samit të mundshëm trepalësh midis Presidentit të SHBA-së...

“Çfarë dreqin po thotë ky?!” Giorgia Meloni bëhet virale

Kryeministria italiane Giorgia Meloni ka qenë një prej politikanëve të rëndësishëm, që morën pjesë në takimin me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, për...

Vala e fundit e të nxehtit shkakton mbi 1000 vdekje në Spanjë

Spanja është goditur nga një valë ekstreme të nxehti nga 3 deri më 18 gusht, e cila ka rezultuar më vdekjeprurësja deri më tani,...

Lajme të tjera

Web TV