I riu tenton të vrasë 20-vjeçarin në dhomën e një hoteli në Durrës, e dashura fsheh pistoletën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtje në Durrës. Policia bën me dije se si pasojë është plagosur 20 vjeçari me iniciale A.S i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të kësaj ngjarje dhe të një tjetër shtetasi për moskallëzim krimi.

Në pranga është vënë një 20 vjeçare e cila ka fshehur armën e zjarrit dhe personi që ka strehuar të renë.

Njoftimi i plotë;

Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, në ambientet e dhomës së një hoteli, ku mbeti i plagosur një shtetas.

Tentoi të vriste me armë zjarri 20-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Në kërkim edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Arrestohet në flagrancë 22-vjeçarja që fshehu armën e zjarrit dhe 1 shtetas tjetër që strehoi 22-vjeçaren, pas ngjarjes.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që është përdorur në ngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se në ambientet e dhomës së një hoteli, në të cilën kanë qenë shtetasit M. B., T. Sh., A. B. dhe A. S., shtetasi M. B. ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin A. S., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve hetimore 26-vjeçari M. B., banues në Durrës, është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lexo edhe :  Kosova mirëpret “Defender Europe 2025”/ Stërvitja më e madhe shumëkombëshe

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi T. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

A.B., 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit;

E. H., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen A. B., ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë që është përdorur në këtë ngjarje.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Garë monumentale, Simon Yates fiton ‘Giro d’Italia’! Kurorëzimi nësër në Romë

Simon Yates është fituesi i 'Giro d'italia' për vitin 2025, me garën që tre etapat e para i nisi...

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim teksa punonte. Sipas informacioneve paraprake,...

Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të...

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor, nga gjykatat lokale deri në...

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme...

Lajme të tjera

Web TV