Reshje shiu dhe shtrëngata/ IGJEUM paralajmëron përmbytje, ja njoftimi për sot dhe nesër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

IGJEUM ka paralajmëruar përmbytje të lokalizuara në zonat urbane përgjatë ditës së sotme, kur priten reshje në të gjithë territorin e vendit.

“Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve”, thuhet në njoftim. Ndërkaq nesër pritet të dobësohet intensiteti i reshjeve.

NJOFTIMI

Sipas llogaritjeve të IGJEO, gjatë ditës së sotme (e enjte, dt.09) priten reshje me intensitet mesatar pothuajse në të gjithë territorin. Në zonat urbane mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Reshjet priten të dobësohen ditën e nesërme. Ndërsa në fundjavë (e shtunë, dt. 11 Dhjetor) priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqëndruara në jug të territorit. Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara kryesisht në datat 11 dhe 12 Dhjetor 2021. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

————————–

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.09) dhe nesër (e premte, dt.10) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës dhe mesatare në të gjithë qarqet e tjerë. Në pjesën më të madhe të qarqeve reshjet pritet të arrijnë lokalisht deri intensive dhe do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Lexo edhe :  Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gati paketa me masat goditëse për fajtorët

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 12 °C

në vendet e ulëta: 7 / 11 °C

në vendet malore: 2 / 7 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.09) dhe nesër (e premte, dt.10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV