Një ditë para Kuvendit të Berishës, Bardhi nxjerr shifrat: 5259 anëtarë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaroi se 69% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 Dhjetor.

Një ditë para mbajtjes së Kuvendit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, Bardhi thotë se “thirrjes përçarëse të zotit Berisha për të grisur formularët e konfirmimit, nuk i janë pergjigjur, 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD ose 69% e anëtarëve.”

“Në fakt, anëtarët e kuvendit nuk i kanë hedhur në kosh, por kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në kuvendin kombëtar të PD. Secili ka nënshkruar në prezencën e një zyrtari të partisë një formular që konfirmon pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit.

Thirrjes përparëse nuk i janë përgjigjur 5259 anëtarë të kuvendit ose 69% e tyre. Nga Dibra 352, nga Korca 326 anëtarë, në Berat 287 anëtarë,në Lezhë konfirmuan 258 anëtarë, në Shkodër 389 anëtarë, në Gjirokastër 205 anëtarë, në Vlorë 342 anëtarë, në Fier, 508 anëtarë, në Durrës 308 anëtarë, në Elbasan 544 anëtarë, në Tiranë 1326 anëtarë, në Kukës 112 anëtarë.

Nga anëtarësia e Këshillit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen 302 anëtarë. Nga kontaktet me anëtarët 1146 nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvend. Janë në proces njoftimi një pjesë tjetër pasi janë në emigracion. Lidhur me degët e partisë që nuk janë përfshirë në këtë proces njoftimi kam përgatitur një raport të plotë dhe do ja kaloj thirrjen e mbledhjes së kryesisë për veprimin që duhet ndërmarrë”.

Nga ana tjetër, kanë konfirmuar pjesëmarrjen 4890 delegatë nga rreth 5200 që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Të fundit

Programi i PD/ Berisha: Do kemi Ministrinë e Familjes! Shtepiaket do shpërblehen

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin elektoral të PD-së gjatë një takimi në Pallatin e Kongreseve....

Sudani njeh pavarësinë e Kosovës, njohja e dytë brenda pak javësh

Sudani, vend në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën, njoftoi presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Në një njoftim në X, Osmani...

Pasaporta europiane është misioni i kësaj fushate, për Shkodrën 2030 në BE

Benet Beci Të nderuar miq, Ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit.  Pasaporta europiane është misioni i kësaj fushate, me Edi Rama  dhe Partia...

“Nuk u riktheva për post apo luks”, Berisha: Dua të tejkaloj “Berishën 1 dhe 2”

“Nuk jam kthyer për post apo luks”, kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin Kuvendit Kombëtar ku prezantoi programin qeverisës. Lideri i...

“Programi i PD, aq i mirë sa PS e vodhi”, Berisha: Edhe Nokia tentoi të kopjojë iPhone!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD në Pallatin e Kongreseve gjatë Kuvendit Kombëtar të...

Lajme të tjera

Web TV