Pse vdiqën 4 rusët? Rrethohet hoteli i tragjedisë, ja eksperimenti që po realizohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë kaluar thuajse dy muaj, vdekja e 4 shtetasve rusë në Qerret të Kavajës vazhdon te jetë e mbuluar nga misteri.

Ndonëse ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se vdekja erdhi nga asfiksia, shkaqet e saj janë ende të pazbuluara.

Ndaj grupi hetimor i përforcuar dhe me ekspertë të tjerë ka mbërritur të premten pranë resortit për të kryer një eksperiment hetimor që synon zbardhjen e misterit të vdekjes së 4-fishtë në resortin turistikë ku viktimat, familjarë me njëri -tjetrin po qëndronin.

I gjithë resorti është rrethuar me shirit policor për të mbajtur larg klientët dhe kureshtarët e rastit. Eksperimenti po kryhet në ambientet e pishinës së brendshme të hotelit ku më 15 tetor u gjetën të vdekur bashkëshortët Sergei dhe Natalia, si dhe vajza e tyre Ekaterina me bashkëshortin Nikita.

Hetues dhe ekspertë janë kthyer në vendngjarje për të krijuar të njëjtat kushte në ambientet e pishinës, të njëjtën temperaturë dhe nivel të klorit në ujin e saj, për të kuptuar nëse këta faktorë krijojnë kushte për të çuar në asfiksi vdekjeprurëse 4 persona njëkohësisht.

Përmes këtij eksperimenti do të vlerësohet efekti i avujve të çliruar nga klori në ujë dhe temperatura e ambientit, efekt ky që nuk u llogarit menjëherë pas ngjarjes.

Turistët rusë humbën jetën në pishinën e hotelit ku po pushonin pas kthimit nga një udhëtim në Ohër të Maqedonisë së Veriut./Top Channel

Të fundit

Moderatorja vazhdon edicionin informativ ndërsa i fillon lindja/ Momenti bëhet viral

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën, pasi një prezantuese lajmesh...

“Ishin perfektë dhe të ndërgjegjshëm”/ Berisha bëhet nostaligjik për diktaturën komuniste

Sali Berisha iu rikthye edhe një herë kohëve të vjetra të rinisë së tij komuniste, teksa u shfaq nostalgjik në narrativën elektorale të asaj...

Berisha po përdor mandatin e deputetit për të shpëtuar nga burgu!

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një radiografi të thelluar të situatës aktuale politike në Shqipëri, duke u ndalur me tone kritike dhe...

Bebe Rexha, në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit

Një tjetër sukses madhështor për Bebe Rexhën! Artistja shqiptare me famë botërore është renditur në vendin e parë në listën e 100 këngëve më...

Ishte gruaja e 25-të e një burri rreth 80 vjeç/ Historia tronditëse e 39-vjeçares

Historia që po trajtohet ditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ka të bëjë me një grua 39-vjeçare, nënë e...

Lajme të tjera

Web TV