“Lufta ime”, Gjermania pengu i Hitlerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dhjetor të vitit 1926, publikohet vëllimi i dytë i librit “Mein Kampf” – “Lufta ime” nga Adolf Hitler – manifest autobiografik në të cilin udhëheqësi nazist përshkruan ideologjinë e tij politike dhe planet e ardhshme për Gjermaninë. Vëllimi i parë kishte dalë më 1925.

Hitleri e filloi këtë libër duke ia diktuar zëvendësit të tij Rudolf Hess, ndërsa ishte i burgosur për “krim politik”, pas puçit të dështuar në Mynih në nëntor 1923. Titulli i librit që Hitleri kishte zgjedhur ishte: “4 vjet e gjysmë (Luftë) Kundër gënjeshtrës, budallallëkut dhe frikës”. Por botuesi i sugjeroi një titull shumë më të shkurtër; “Lufta ime”. Hitleri e shkroi librin kryesisht për ithtarët e nacional-socializmit (nazistët). Për shkak të përmbajtjes raciste, si dhe efektin historik të nazizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustin, “Mein Kampf” shihet si libër shumë i diskutueshëm.

Kritika nuk ka ardhur vetëm nga kundërshtarët e nazizmit; diktatori fashist Italian, aleati nazist Benito Musolini thoshte se “Mein Kampf” ishte një libër tepër i mërzitshëm dhe plot klishe. Kryeministri britanik Winston Churchill ka shkruar se pas ardhjes së Hitlerit në pushtet, asnjë libër tjetër, përveç “Mein Kamfit”, meriton shqyrtim më intensiv. Ndërsa Kenneth Burke, teoricien letrar dhe filozof amerikan shkroi se retorika e librit “Mein Kampf” zbulon mesazhin themelor të qëllimeve agresive të Hitlerit.

Në kohën e vetëvrasjes, vendbanimi zyrtar i Hitlerit ishte në Mynih; si rrjedhojë, pasuria e tij, duke përfshirë të gjitha të drejtat e autorit të librit “Mein Kampf”, kaloi në pronësi të shtetit të Bavarisë. Sipas ligjit gjerman, teksit i librit Mein Kampf është planifikuar të bëhet zotërim publik (pa të drejta autori) më 1 janar 2016, 70 vjet pas vdekjes së autorit.

Lexo edhe :  1944: Beteja e Tali-Ihantala – Kur Veriu u mbulua nga zjarri

Libri ka parë shumë botime në vende e gjuhë të ndryshme. “Mein Kampf” u botua për herë të parë në Shqipëri në vitin 2012 me një shënim se libri “Lufta ime” shërben si kujtesë se çfarë mund të sjellë

Të fundit

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra...

Lajme të tjera

Web TV