Pronari gjendet i pajetë brenda hotelit në Fier

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Sot rreth orës 13:00, në një hotel në lagjen “8 Shkurti” Fier, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi H. O., 55 vjeç, pronari i hotelit.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.