Të shtëna me armë zjarri në Tropojë, plagoset 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Tropojë. Mësohet se i plagosur ka mbetur A.H, 33 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Burime bëjnë me dije se autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Blutë e Tropojës njoftojnë se në kërkim është shpallur G.V., 24 vjeç.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.