Dalin pamjet e Bora Zemanit nga spitali, ja kush i qëndron pranë/ Dedikimi i ëmbël i moderatores dhe festa që u prish nga sëmundja

Moderatorja Bora Zemani nuk mundi dot të festonte siç e kishin planifikuar ditëlindjen e shtatë të të birit, Arborit.

Bukuroshja e ekranit dhe vajza e shoubizit më e përfolur në rrjet prej dy muajsh, është shtruar në spital që prej të shtunës, për një shkak që ajo ende nuk e ka zbuluar.

Të dielën, ajo i ka kushtuar një dedikim të ëmbël djalit të saj që mbushte 7 vjeç.

Duke postuar disa foto dhe video të momenteve të tyre, Bora Zemani i uron ditëlindjen Arborit dhe thotë se plani i tyre për të festuar u prish pikërisht për shkak se ajo u sëmur.

“Nje pike nga kujtimet tona…

Je gjithcka per mua dashuri! Mami uron qe edhe ne 100 vitet e ardhme te jesh nje djale i dashur, i mençur e qe percjelle vetem energji pozitive tek njerezit qe te kane afer.

Ps: Te dua edhe kur na prishen planet e festes ? dhe ti si nje djale i rritur kupton cdo gje ?…

Do e shtyjme vetem paaak fare ?. #myson #mylove #myblessing #arbor7″, shkruan Bora e cila më pas postoi në Instastory dhe një video ku duket nga shtrati i spitalit me Arborin pranë i cili kujdeset për të.