Aksident i rëndë në Tiranë, motori përplas për vdekje këmbësorin (Foto)

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e Brrylit me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas informacioneve paraprake, motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.