Arrestohet në Romë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më datë 10 dhjetor është vënë në pranga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Ai është akuzuar për fshehjen e pasurisë, ndërsa thuhet se do të kërkojë në Itali azil politik.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u arrestua dje në Romë të Italisë. Që në momentin që Llalla mori një urdhër arresti, policia dhe prokuroria kishin dijeni që ai ndodhej në Itali për kurim. Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar më 8 tetor 2021, më 10 dhjetor u bë e mundur arrestimi i tij.

Arrestimi i tij është bërë i ditur edhe nga persona të afërt me Llallën, por pretendojnë se pas marrjes në pyetje ai është liruar sërish. Nga autoritet shqiptare është bërë dhe një kërkesë për ekstradimin në Shqipëri për Llallën, por procedurat mund të ngadalësohen nëse ish-kryeprokurori kërkon azil politik ose konfirmohet gjendja e tij e rënduar shëndetësore.

Historia

Gjykata e Posaçme e dënoi në muajin maj me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Që prej asaj kohe, ai ishte në kërkim. Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës. Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA, atij dhe familjarëve. Më herët, përmes avokatit të tij, Llalla kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën. Sipas Sokol Hazizajt, çështja ndaj Llallës është e paragjykuar, e njëanshme, e padrejtë dhe e paligjshme. Për avokatin Hazizaj, procesi është i stisur.

Pasuritë e konfiskuara

Ish- kryeprokurorit Adiatik Llalla që kur u akuzua për fshehje të pasurisë dhe mos deklarim të saj, ju sekuestrua një apartament në Durrës të blerë në vitin 2012; tokë arë të përvetësuar me në një kontratë më datë 05.12.2016; po ashtu një tokë tjetër arë në Durrës të blerë në vitin 2017; një pasuri të paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.315 Rep dhe nr.186 Kol, datë 15.03.2017; Pasuria e paluajtshme nr.64/58, zona kadastrale nr.3091, volumi 4, faqe 195, e llojit tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë, blerë me kontratën nr.573 Rep dhe nr.376 Kol, datë 15.05.2017. Vetëm në dy muaj Llalla ka përvetësuar dy tokë arë në Tiranë.

Të fundit

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019! Përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes lidhur me...

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën Preliminare të Votuesve (LPV) për...

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1...

SHBA feston përvjetorin e Pavarësisë, Nancy VanHorn nderon kujtimin e Feti Voglit

Diplomatja e lartë amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka kujtuar dje me nderim komandantin shqiptar Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës...

Berisha: Me valixhet e Ramës bëhen trafiqe të paligjshme

Udhëtimi i kryeministrit Edi Rama për në Samitin e NATO-s ka rikthyer akuzat e opozitës se lideri i qeverisë fluturon me charter, një shpenzim...

Lajme të tjera

Web TV