Askush nuk është mbi ligjin”! Ambasadorja Yuri Kim reagon për arrestimin e Lefter Kokës: Nuk mund të fshiheni!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas arrestimit nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të vraponi por nuk mund t’i fshiheni më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, thekson ambasadorja.