Opinionistët e Big Brother këshillojnë Arjolën të mos viktimizohet: Nuk jeni në garë kush ka halle më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arjola është përfolur shumë herë se me historinë e saj ka filluar të viktimizohet.

Sipas opinionistëve një njeri i fortë nuk ka nevojë të ngrejë zërin brenda shtëpisë, por të lënë publikun të gjykojë lojën e gjithësecilit.

Arbër: Nuk mendoj se banorët janë në garë se kush ka halle më shumë. Çdo njeri në botë ka halle. Arjola ka bërë një sakrificë për të qenë brenda shtëpisë dhe nuk do ta quaja hall, por sakrificë.

Arjola: Unë vlerësoj një rregullore që është vendosur në shtëpi dhe duhet ta zbatojmë të gjithë. Nuk mund të rrimë si në hotel me 5 yje.

Einxhel: Unë se kam respektuar dhe jam dënuar. Po kërkon medalje tani se s’po të kuptoj.

Arbër: Mund të japësh mendimin tënd për lojën brenda me banorët, por duhet të lëmë publikun të gjykojë. Këto ditë të kam parë me tone të larta.

Balina: Nëse ti do të bësh aleancë me Ilirin është zgjedhja jote dhe askujt tjetër dhe nuk ke nevojë ti japësh llogari njeriu për këtë. Nuk e kuptoj që pse duhet ta marrësh me kaq betejë dhe pse duhet të përplasesh me banorët, për një zgjedhje që është personale që është zgjedhja personale e banorëve për të ndenjur me njeri-tjetrin.

Ke hyrë në një lojë ku duhet të jesh e përgatitur për të gjitha. Nominimi të ka shkaktuar një lloj zemërimi. Të tha dyfytyrëshe dhe na lër të gjykojmë ne nga jashtë. Mendoj se nis mbi të gjitha te vetja jote, nëse je ok me atë që po bën se di pse duhet të japësh kaq shumë shpjegime.

Që je një gocë e fortë nuk e vë njeri në dyshim dhe një njeri mund të jetë i fortë edhe pa ngritur zërin, forca e njeriut tregohet nga reagimi që bën. Pjesa e hallit, vuajtjes, shqetësimit është shumë personale. Secili e përjeton në mënyra të ndryshme.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV