Aksionet e fundit të SPAK, Ngjela: Saliu ka frikë, janë shumë të korruptuar në të dyja anët e politikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, thotë se ish-kryeministri Sali Berisha është i trembur nga aksionet e fundit të SPAK, që çuan në arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Në një shkrim në rrjete sociale, Ngjela thekson se ish-kryeministri ndodhet në një tension mendor dhe ka frikë. Sipas avokatit procesi sapo ka nisur, duke shtuar se ka shumë të korruptuar në të dyja anët e politikës.

Postimi i Spartak Ngjelës:

Filluan arrestimet e ministrave për korrupsion.

U arrestua ish ministri i Partisë Socialiste, Lefter Koka.

Është trembur shumë Saliu. E quan “kokë turku” Lefter Kokën, në një kohë që, denoncimin për çështjen
për të cilën është akuzuar Lefter Koka, e ka bërë Partia Demokratike para shtatë muajsh. Domethënë me një denoncim të ushtruar nga Sali Berisha.
Kuptohet, Saliu është në tension mendor…
Ka frikë.

Por, procesi do të vijojë. Janë shumë të korruptuar në qarqet e larta të politikës, në të dy krahët e saj. Goditja e tyre është shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Prisni dhe shikoni: procesi filloi.

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV