Dëbora mbulon Tropojën, punëtori që hap rrugën me lopatë: Turp, bashkia është shumë indiferente (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tropoja është mbuluar me petkun e bardhë të dëborës. Pamja është piktoreske por më një problem të madh, atë të pastrimit të rrugëve.

Kryetari i bashkisë, Rexhe Byberi duket se e ka harruar rëndësinë e këtij problemi në një kohë kur është goxha i vështirë qarkullimi në këto rrugë.

Një punëtor që po pastronte rrugën me lopatë, ka thënë se është i detyruar ta bëjë këtë punë sepse përndryshe biznesi në të cilin ai punon do të falimentote, kjo pasi qytetarët nuk shkojnë dot për shkak të rrugëve të bllokuara. 64-vjeçari nga Tirana, i cili punon në një pikë turistike në Tropojë bëri edhe një batutë, duke thënë se e vetmja mënyrë që klientët mund të shkonin ishte me tank.

Ai u shpreh se kanë bërë edhe kërkesë për zhbllokimin e rrugëve, por bashkia e Bajram Currit nuk iu është përgjigjur.

“Një herë në javë i duhet fadromës që të bëjë një xhiro, por nuk vjen fare. Pavarësisht kërkesave që kemi dërguar, ata nuk reagojnë”, tha ai.

64-vjeçari i shqetësuar tha se nuk shkojnë dot as në spital, nëse do të ndodhte diçka e papritur.

“Larg qoftë, po të na ndodhë diçka, nuk shkojmë dot në spital në qytet. Unë kisha për të bërë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, por nuk shkoj dot ta bëj sepse nuk të çon rruga. Bashkia është shumë indiferente, ata shohin vetëm karriget e tyre. Dy vite që punoj unë këtu është i njëjti problem. Të paguash taksat e bashkisë dhe ajo të mos na dëgjojë, është turp”, u shpreh më tej ai.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV