test

Nikolla pret në takim ambasadorin e Katarit: Marrëdhëniet mes dy vendeve po zgjerohen dhe intensifikohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ambasadorin e Katarit, Ali Bin Hamad Al-Marri.

Kryetarja Nikolla vlerësoi vullnetin politik për forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit, të cilat prej vendosjes në 1992 janë zhvilluar në mënyrë shumë miqësore e të qëndrueshme, shprehu mirënjohjen për ndihmën që Shteti i Katarit i dha Shqipërisë pas tërmetit të nëntorit 2019 si edhe në luftën kundër pandemisë.

Marrëdhëniet me Katarin po zgjerohen dhe intensifikohen. Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Katar, gjatë së cilës, u nënshkruan tre marrëveshje, marrëveshja e transportit detar, sigurisë dhe sportit, shënoi një stad të ri në bashkëpunimin dypalësh në fushën e ekonomisë, nxitjes dhe mbrojtjes së investimeve, turizmit, energjisë, transportit ajror dhe detar etj.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Al-Marri biseduan edhe mbi rifillimin e bashkëpunimit parlamentar dhe shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë si edhe midis komisioneve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Shtetit të Katarit.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Mos u ndjeni të detyruar që të kënaqni të gjitha kërkesat e kolegëve të punës, pasi ky është një...

Çaji që zhduk dhjamin e barkut

Receta për dobësim me vetëm tre përbërës ka nxitur një “eufori” globale, posaçërisht për shkak që janë më të shumtë ata të cilët e...

Agron Llakaj rrëqeth me dedikimin për bashkëshorten: Përpëlitem në vuajtje pafund

Ditën e sotme është bërë një muaj nga ndarja nga jeta e bashkëshortes së Agron Llakajt, Kostandina. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje...

Del në shitje për herë të parë shtëpia e familjes së Princeshës Diana

Shtëpia e familjes së Princeshës Diana ka dalë në treg për herë të parë në 22 vjet, por blerësit e interesuar duhet të kenë...

Sulmohen kishat dhe sinagogat, i presin fytin një prifti/ Kush fshihet pas sulmit

Janë të paktën 19 viktima – 15 policë dhe 4 civilë – nga sulmi i njëkohshëm i kryer kundër një sinagoge në qytetin Derbent...

Lajme të tjera

Web TV