U dënua për grabitje me armë, ish-yllit të futbollit amerikan i jepet lirim i parakohshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OJ Simpson, i pandehuri në një nga gjyqet e vrasjeve më të publikuara në Amerikë, ka shënuar një fitore ligjore pasi iu dha lirimi i parakohshëm nga lirimi me kusht pas një dënimi për grabitje të armatosur në 2008.

“Simpson ka qenë në lirim me kusht që nga 1 tetori 2017 dhe afati i tij i lirimit me kusht do të përfundonte më 9 shkurt 2022, ” tha në një deklaratë zëdhënësja e Policisë së Shtetit të Nevada, Kim Yoko Smith. Ajo shtoi se vendimi për lirimin e parakohshëm u ratifikua më 6 dhjetor.

Dënimi i vitit 2008 lidhej me një konfrontim që ai pati një vit më parë në një dhomë hoteli në Las Vegas. Një tregtar i relikeve sportive akuzoi Simpson dhe një grup njerëzish të tjerë se hynë në dhomën e tij dhe e grabitën me armë. Simpson u dënua me 33 vjet burg dhe kreu nëntë prej tyre, në moment kur ai u lirua me kusht.

Në vitin 1995, ish-ylli i futbollit dhe personaliteti i medias u shpall i pafajshëm për vrasjet e ish-bashkëshortes së tij Nicole Brown Simpson dhe mikut të saj Ronald Goldman. Historia ishte një nga më të mëdhatë në televizionin kombëtar në atë kohë, duke filluar me transmetimin e drejtpërdrejtë të ndjekjes nga policia të makinës së Simpson, pasi dy trupa të goditur me thikë u gjetën në banesën e gruas.

Që nga lirimi i tij nga burgu në vitin 2017, Simpson ka jetuar në një komunitet të mbyllur në Las Vegas, duke komentuar shpesh për çështjet aktuale përmes mediave sociale.

Të fundit

Meta, telefonatë live nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e papjekur

Ilir Meta në një telefonatë të drejtpërdrejtë për avokatin Kujtim Cakrani, foli në MCN mbi hetimet e SPAK, duke...

Irani përjashton mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi të menjëhershëm në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, pas...

Gruaja e Calhanoglu sulmon Lautaron: Ndryshojnë nevojat e tyre, ndryshon edhe besnikëria”

Pas fjalëve të Lautaro Martinez mbrëmë, të cilat dukeshin si një sulm jo aq i fshehur ndaj Hakan Çalhanoglu, gruaja e mesfushorit turk reagoi menjëherë,...

Kjo zemëratë e kuptimtë mes Rama and Farage

Nga Frrok Çupi Kjo që po ndodh në dialogun ‘e zemëruar’ mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe shkëndijë- dhënësit të Brexit, Nigel Farage, ka...

Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Nga W.J. Hennigan* Një ditë pasi 14 bomba amerikane me peshë 30 mijë paund secila goditën me forcë Iranin, Ministria e Jashtme e Koresë së...

Lajme të tjera

Web TV