Marrëveshja me Britaninë për transferimin e të burgosurve, Ministri i Drejtësisë: Garantojmë që shtetasit shqiptarë të vuajnë dënimin në vendin e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur sot në Kuvend në lidhje me projektligjin për transferimin e të burgosurve Shqiptarë nga Britani e Madhe dhe Irlanda e Veriut.

Manja tha se kjo marrëveshje lehtëson bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore me Mbretërinë e Bashkuar.

Ai shtoi se marrëveshja garanton shqiptarët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar ta vuajnë dënimin në Shqipëri, ku mund të riintegrohen nga ana sociale dhe do mund të jenë më pranë të afërmve.

“Kjo marrëveshje lehtëson bashkëpunimin me autoritetet gjyqësore me Mbretërinë e Bashkuar. Ratifikimi i marrëveshjes është një tregues i besimit që autoritetet gjyqësore të huaja u japin autoriteteve gjyqësore shqiptare duke mbajtur në konsideratë progresin në reformën në drejtësi. Marrëveshja përmirëson kushtet dhe rregullat për personat e dënuar nga të dy shtetet palë, në funksion të lehtësimit dhe riintegrimit social të shtetasve të njërit kontraktues që vuajnë dënimin në shtetin tjetër.

Garantojmë që shtetasit shqiptarë që janë dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, të kenë një mundësi që në rast se i shërben riintegrimit social, të vijnë e të vuajnë dënimin në Shqipëri, ku mund të jenë më pranë të afërmve të tyre. Marrëveshja që kemi pasur ka qenë e pamundur për t’u zbatuar. Marrëveshja rregullon aspektet proceduriale që kanë qenë pengesë. Janë përmirësuar dispozitat që lidhen me detyrimin dhe përkthimin e akteve dhe dokumentacionit të nevojshëm që shtetësi marrës duhet t’i japë shtetit transferues, dhe informacionin e nevojshëm që kërkon. Janë përmirësuar parashikimet që parashikojnë vazhdimin e dënimit”, tha Manja.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV