Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e sotme Papa Françeskun në 85-vjetorin e lindjes së tij.
Urimin kryeministri ka zgjedhur ta bëj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë dhe një foto me Atin e Shenjtë, gjatë takimit që ai pati disa ditë më parë me të në Selinë e Shenjtë.
Në mbishkrimin e fotos kryeministri shkruan: “Edhe 100! Jeta është një rrugëtim – Papa Françesku”.