Rama: Berisha një i marrë që po çon PD-në buzë humnerës! 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për kryeministrin Edi Rama, Sali Berisha është një i marrë që po e çon Partinë Demokratike buzë humnerës dhe sipas kreut të qeverisë është marrëzi se si ky person të kthehet në personin që predikon. Rama tha se situata brenda PD-së është një telenovelë e dhimbshme, dhe këtë popull dhe për ata që vazhdojnë ti besojnë protagonistëve të kësaj telenovele. Duke u përgjigjur në lidhje me lobimin për të shpallur Sali Berishën ‘non grata’, Rama tha se kjo është qesharake.

‘Pse më fut te Sali Berisha. Nuk dua të hyj te kjo telenovelë e shpifur. Sepse është shumë e shpifur shumë e shëmtuar. Është telenovela e një marrëzie që ka dalë në sipërfaqe dhe që faktikisht nëse e sheh se si shpaloset me çfarë argumentesh është e dhimbshme për këtë vend dhe këtë popull dhe për ata që vazhdojnë ti besojnë protagonistëve të kësaj telenovele. Është histori të marrësh. Është përtej luftës për pushtet.

Në vendin tonë pas 31 vjetësh liri dhe përpjekje të vazhdueshme për një sistem demokratik, të dali një njeri non grata pasi ka qenë president, kryeministër dhe të demokratik si një nga personat që përbëjnë listën e zezë të SHBA kjo është shumë e dhimbshme dhe e rëndë. Por që ky njeri të kthehet në personin që predikon është marrëzi, është tragji-komedi, është groteske.

Nga ana tjetër marrëzi e tjetrit. Është një valle mes të marrësh në buzën e humnerës, ku praktikisht do të bjerë Partia Demokratik e Shqipërisë. Që Shqipëria të ketë vërdallë një kufomë politike ‘non grata’ dhe përballë tij një kufomë non grata dhe të dy hedhin vallen e tyre në kurriz të një populli dhe kondicionojnë situatën politike

Lexo edhe :  Dhëndri i Trump tregon si vendosi të investojë 1.4 miliardë $ në Shqipëri

Nëse qeveria e SHBA do të ishte një qeveri e një vendi që me para e lobingje mund të ndikohej, sulltanatet e lindjes dhe gjithë ato vende të pasura me naftë do i kishin pushtuar SHBA-të.’-tha Rama.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV