Ka nisur prej orës 11:00 Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga kryetari i saj, Lulzim Basha.
Mijëra delegatë të Partisë janë dyndur drejt Pallatit të Kongreseve për tu bërë pjesë e Kuvendit.
Ndërkohë brenda ambienteve të Pallatit të Kongreseve, aty ku po mbahet dhe Kuvendi, janë vendosur stenda ku bëhet edhe verifikimi i mandateve duke bërë procesin transparent.
Në videon më poshtë janë pamjet nga verifikimi i mandateve të qarkut Dibër