Pacolli letër Kurtit: Më takoje kur të duhej vota ime, tani as mesazheve nuk u përgjigjeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook i ka shkruar një letër publike kryeministrit Albin Kurti.

Pacolli thotë se me Kurtin është takuar një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ai kishte nevojë për votën e tij, ndërsa tani Kryeministri nuk iu përgjigjet as letrave që i shkruan.

Letra e Pacollit për Kryeministrin Kurti:

I nderuar zoti kryeministër,

Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore, sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore.

Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht;

Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, për të kryer formalitetet e njohjes dhe të diskutojnë për vizitën e juaj në këtë shtet.

Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj.

Të fundit

Pogradec, më pak pushues këtë gusht se vitin e kaluar!

Në nisje të Gushtit, qyteti i Pogradecit po pret një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas, kryesisht të moshave të...

OSBE: Kodi i ri Penal do kohë dhe konsultim të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë nuk është konsultuar nga autoritetet shqiptare gjatë hartimit të draftit për Kodin e ri Penal. Në një reagim për...

6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më...

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm 20 kilometra nga qyteti, kjo...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Lajme të tjera

Web TV