Vrasja e biznesmenit për hakmarrje, zbardhet sherri i autorit me djalin e viktimës për një vajzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni Rakip Roli u ekzekutua pranë shtëpisë së tij më 10 dhjetor në fshatin Sanxhak të Kurbinit, në shenjë hakmarrje për një sherr të 22 vjeçarit Llej Lika me djemtë e viktimës.

Mësohet se shkak i këtij sherri është bërë ngacmimi i një vajze, çka ka sjellë më pas dhe konfliktin mes autorit 22 vjeçar dhe njërit prej djemve të viktimës, që prej muajit korrik të këtij viti.

Fillimisht Lika dhe njëri nga vëllezërit Roli, janë konfliktuar verbalisht duke e sharë dhe ofenduar njëri tjetrin me fjalë të rënda. Sherri mes tyre ka agravuar, pasi është përfshirë edhe biznesmeni Roli dhe djali tjetër.

Dy vëllezërit, Sokol dhe Isuf Roli, së bashku me babanë e tyre, e kanë rrahur të riun brutalisht në një lokal në mes të fshatit teksa ky i fundit po qëndronte me miqtë e tij. Ata i kanë shkaktuar plagë të rënda, saqë për t’u shëruar 22 vjeçari është shtruar në spital.

Kjo ngjarje ka sjellë më pas edhe hakmarrjen e të riut, me vrasje. Biznesmeni i materialeve të ndërtimit i njohur ndryshe dhe me emrin Piloti u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7 në rrugën e vjetër Laç-Mamurras.

Gjykata ka caktuar arrest në burg për babë e bir Llej e Skënder Lika dhe shokun e tyre Klajdi Gjegjajn të cilët u arrestuan për vrasjen e Rolit. Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

“Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen” . Kjo ka qenë dëshmia e dhënë në polici nga 22-vjeçari Llej Lika.

Të fundit

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

E veshur me të kuqe, Dafina Zeqiri realizon setin fotografik të shtatzënisë

Këngëtarja shumë e njohur Dafina Zeqiri, me rastin e ditëlindjes së saj ka realizuar edhe fotosesionin dedikuar shtatzënisë ku shfaqet mahnitëse me barkun e...

Lajme të tjera

Web TV