Arben Kraja i prerë: Vendimmarrja e SPAK mund të vonojë, por është e bazuar dhe nuk kthehet pas!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja, foli për punën e bërë nga SPAK përgjatë këtyre dy viteve të  veprimtarisë së këtij institucioni.

Në fjalën e tij, kreu i SPAK deklaroi se kanë ngritur laborator digjital ekspertimesh ndër më të mirët në rajon, me konfiskimet nga të ardhurat nga trafiku i drogës.

Teksa foli për bashkëpunimin me institucionet shqiptare dhe partnerët strategjikë, Kraja deklaroi se vendimmarrja e SPAK mund të vonojë, por është e bazuar dhe nuk kthehet pas.

“Kemi arritur të ngremë një laborator digjital ekspertimesh ndër më të mirët në rajon, duke përdorur konfiskimet nga të ardhurat nga trafiku i drogës. Kemi vendosur ura bashkëpunimi me policinë, strukturat e SHISH, drejtorinë e pastrimit të parave, KLSH, Prokurorinë e Përgjithshme e shumë aktorë të tjerë. Kemi arritur të kemi akses në bazën e të dhënave të shtetit shqiptar. Kemi vendosur ura bashkëpunimi të forta me homologët tanë, kemi firmosur marrëveshje bashkëpunimi në rajon e më gjerë, dhe me shtetet e BE, duke konsoliduar raportet e duke qenë të sigurt se vetëm me këtë bashkëpunim mund të luftojmë krimin. Në këto dy vite edhe kemi punuar. Kemi pasur 891 procedime penale, kemi dërguar 432 të pandehur për gjykim, ku për mbi 200 kemi marrë vendim. Kemi konfiskuar 62 pasuri me një vlerë mbi 75 milionë euro. Kemi 143 letërporosi nga autoritetet e huaja, 85 prej të cilave janë ekzekutuar, si dhe 17 kërkesa për ekstradim. Më lejoni të them se vendimmarrja jonë mund të vonojë, por është e bazuar dhe nuk kthehet pas më”, u shpreh Kraja.

Të fundit

Keqtrajtuan një person gjatë detyrës, arrestohen tre efektivët e policisë

Tre efektivë policie kanë rënë në pranga në Pejë të Kosovës pasi akuzohen se gjatë arrestimit të një personi,...

Evropa “digjet” nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, tha eksperti kryesor i Qendrës...

Pas më shumë se tre vitesh luftë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë

Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë. Euronews raportoi më parë se do të...

OBSH: Vetmia çon në vdekjen e 900,000 njerëzve në vit

Një në gjashtë persona në mbarë botën vuan nga vetmia, e cila lidhet me më shumë se 871,000 vdekje çdo vit, ose 100 vdekje...

Trump ndryshon mendje dhe befason botën: “Nuk i ofroj gjë Iranit…”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e ndryshuar shpejt qëndrimin e...

Lajme të tjera

Web TV