Manastirliu paralajmëron masa shtesë për festa: Po vlerësohet situata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga kuvendi ka paralajmëruar se mund të ketë masa anti-COVID shtesë për festa duke qenë se do të ketë ndërveprim më të lartë.

Ministrja tha se ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë situatën nëse do të ketë masa shtesë.

“Jemi para festave kur padyshim presim të rriten ndërveprimet dhe është një situatë sa delikate po ashtu dhe fluide, ndaj ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë këtë situatë për masat që do të nevojiten, për mbrojtje. Duke filluar nga 4 janari të gjithë punonjësit në administratë dhe supermarkete duhet të paraqesin kartën e vaksinimit ose antigenin çdo 8 ditë”, tha ministrja.

Duke theksuar se e gjithë bota po përballet me rritje të rasteve për shkak të variantit të ri të COVID, Omicron, ministrja tha se kemi arsye për të qenë të shqetësuar por nuk duhet të panikosemi. Si një shembull që ndoshta mund ta ndjekë dhe vendi jonë, ajo përmendi disa vende që kanë marrë masa për festa, si Franca, Gjermania, Holanda.

“S’do stepemi pranë sfidave dhe vështirësive, do çojmë përpara vaksinimin. E gjitha bota po përballet me rritje të rasteve për shkak të Omicron, kemi arsye për të qenë të shqetësuar por edhe për të shmangur panikun. Ka ende të panjohura për variantin. Nëse dyfishohen raste do kemi më shumë infektime dhe më shumë të shtruar tha drejtori i obsh. Evropa po shton masat përforcuese. Holanda, Franca Gjermania, Austria nën masa të kufizuara dhe për festa”, tha ministrja.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV