Vjehrra e Floriana Garos, Lumturi Ratkoceri, feston sot ditëlindjen dhe mbush 58 vjeçe, por çfarë i ka dhuruar nusja e saj?
Kjo pyetje duket paksa retorike duke patur parasysh marrëdhënien e Floriana Garos me vjehrrën e saj, marrëdhënie kjo që duket se është mjaft e ‘krisur’.
Nuse-vjehrrë kanë krijuar mjaft zhurmë së fundmi pasi Ratkoceri ka sulmuar ish-kryeministrin Berisha, duke e akuzuar për shumë krime. Nga ana tjetër, nusja e saj është zëdhënësja e Berishës, por jo vetëm, pasi ajo kujdeset për çdo detaj të ish-kryeministrit.
Por a e pengon ky fakt Garon për të surprizuar vjehrrën në ditën e lindjes? Kjo do të mbetet enigmë.