Me 76 vota PRO, Kuvendi miraton ligjin për krijimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krijohet Agjencia e Mbikqyrjes Policore. Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 76 vota pro projektligjin “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, një emërtesë që zëvendëson strukturën aktuale të SHÇBA (Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat).

Nisma ligjore mori mbështetjen e mazhorancës dhe pati një konsultim të gjatë në grupet e punës me Komisionet Parlamentare dhe grupet e tjera të interesit. Ajo është pjesë e paketës ligjore për reformimin e strukturave të sigurisë, për t’i sjellë ato në standardet më të mira europiane.

“Një element tejet i rëndësishëm që u shtohet nevojave për një reformim rrënjësor të SHÇBA, lidhet me rekomandimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë në fushën e rendit dhe sigurisë, dhe kryesisht rëndësia për t’u përputhur me standardet e EPAC-ut – (European Partnership Against Corruption). P/ligji për Agjencinë është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me ICITAP-in.

Ai ka kaluar gjithashtu në procesin e konsultimit publik, gjatë të cilin janë përfshirë institucione të ndryshme, subjekte të ligjit, por edhe partnerë ndërkombëtarë që asistojnë në fushën e rendit dhe sigurisë publike”, u shpreh ministri Bledi Çuçi.

Disa nga synimet kryesore të ligjit janë reformimi i Shërbimit, si një Agjenci inteligjente për të luftuar korrupsionin; transformimi i drejt një modeli më demokratik e institucional, rritja e kapaciteteve të shërbimit për një qasje pro-aktive ndaj fenomeneve korruptive të subjekteve të shërbimit.

Ndër risitë e ligjit është kalimi i Agjencisë në një strukturë civile, pra “zhveshja” nga gradat, duke shmangur konfliktin e interesit me subjektet që mbikëqyr.

Gjithashtu kryerja e procesit të ekzaminimit poligrafik, që  ka lindur si detyrim, pasi në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, është parashikuar së një nga fazat e rekrutimi të personelit të BKH-së është edhe ekzaminimi poligrafik. Ky ka qenë një projekt i financuar nga ambasada e USA nëpërmjet Program të ICITAP për trajnimin e personelit prej 5 ekspertësh, që duhet të atashoheshin pranë SHÇBA-së.

Lexo edhe :  Pas triumfit në zgjedhje/ Rama mbledh ministrat të premten në Gjirokastër

Çfarë është Agjencia e Mbikqyrjes Policore

Subjekte që do të hetohen nga agjencia do të jenë edhe Garda e Republikës edhe Shërbimi Zjarrfikës. Por Policia e Shtetit ngelet edhe struktura më e madhe, dhe me impaktin më të madh në radhët e komunitetit.

Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë do të bëhet nga Kryeministri, shkruan neësbomb.al. Kjo synon ta bëjë agjencinë më të pranueshme në funksion të mbikëqyrjes, më të paanshme, më transparente dhe objektive në perceptimin e publikut dhe jo vetëm.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë më shumë kompetenca se sa SHÇBA. Konkretisht, Agjencia ka si objekt parandalimin, zbulimin dhe hetimin e shkeljeve administrative dhe veprave penale në polici dhe gardë, inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie.

Të fundit

“I dashur Edi”, Berisha i kthen përgjigje letrës së Ramës

I dashur Edi, Të falenderoj për letrën që më shkrove dje, duke shprehur mirënjohjen tënde për gjithçka që kam bërë...

Subvencionet ndikojnë tregun/ Fermerët ankohen për konsumimin e perimeve të importit

Shqiptarët tryezën nuk e shtrojnë me produktet e vendit, por me ato të importit. Domatet e Vladimir Çelës nga Karbunara e Lushnjës, si treg të...

Don Xhoni blen ‘Lamborghini Revuelto’, vlera e makinës luksoze i kalon 600 mijë dollarë

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka shtuar një tjetër supermakinë në koleksionin e tij, Lamborghini Revuelto, modeli më i ri dhe më i...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kërcënimi që vjen nga Kina, real

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar të shtunën se kërcënimi që vjen nga Kina është i vërtetë dhe se mund të jetë...

Vijojnë spekulimet për shëndetin mendor të Biden gjatë…

Senatori, duke folur në Fox News, denoncoi gjithashtu një përpjekje për të mbuluar gjendjen mendore të Biden nga Shtëpia e Bardhë dhe media. Informatori i...

Lajme të tjera

Web TV