Ekonomia numerike dhe domosdoshmëria financimit në kërkim dhe inovacion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PhD. Valter Hoxha

Nga homos primitive tek homos Sapiens

Historian i famshëm Yuval Noah Harari në librin e tij “Sapiens” tregon dinamikën e evolucionit njerëzor përgjat historisë së tij. Në mënyrë më të detajuar, ai i përgjigjet pyetjes : Nga ç`rrethana Homo  Sapiens u kthye specia dominante e planetit? Pra, në mbretërinë e kafshëve, cila është karakteristika e njeriut që e mundësoi atë për të arritur në maj të zinxhirit ushqimor?

Për këtë Harari vendos theksin tek organizimi i njeriut rreth imagjinares së përbashkët. Duke qenë se njeriu është një kafshë krijuese fiksionesh ose realitetesh imagjinare në të njëjtën kohë ëshë edhe i predispozuar të kooperoj me ata që ndajnë të njëjtin realitet imagjinar. Fal këtij realiteti imagjinar intersubjektiv që njeriu ka ndërtuar historinë e tij.

Gjuha, feja apo para janë për Hararin realitete imagjinare intersubjective. Fal gjuhës njerëzit krijuan kombet, fal fes, besimtarët tejkaluan gjuhën si pengesë dhe bashkuan grupe kombesh, ndërsa paraja po bashkon të gjithë botën. Për Hararin, paraja edhe pse mund të jetë materiale, në të vërtetë është një fiksion sepse vlera e saj bazohet tek besimi që kanë njerëzit ndaj këtij instrumenti, që do të thotë, nëse ju do të jepni një kartmonedhë 10 mijshe dikujt për të marr një produkt, personi ka besim tek vlera e parasë që ju i jepni. Kjo sepse ky i fundit e di që dikush tjetër do ta pranoj dhe që ky do të marri prap një produkt per te cilin ka nevojë.

Pra, i gjithë sistemi monetar funksionon mbi besimin e vlerës fiktive ndaj të cilët kemi investuar. Pikërisht për këtë, krijimi i parave fallso konsiderohet si krim dhe dënohet penalisht rëndë në shumë shtete, deri në dënim kapital. Kjo sepse të krijosh para fallso është të tradhëtosh besimin tek shteti. Shteti është garanti i shkëmbimit të parasë. Kur një monedhë argjenti ishte e shtypur me fytyrën e Jul Cezarit do të thoshte se Jul Cezarit vet garantonte vlerën. E njëjta gjë kur përdorim fjalën kredi, kur marrim një hua bankare, nuk duhet harruar që KREDI (vjen nga latinishtja “credos ose credere”) do të thotë BESIM. Nëse ne humbasi besimin tek paraja, ajo nuk ekziston më.

Pra, për Hararin kapitalizmi është një fe që mbështetet mbi një fiksion që është paraja dhe mbi një besim rritës. Ne pamje të pare duket sikur paraja është një realitet objektiv atëherë që ajo është një realitet intersubjektiv. Vlera e parasë nuk është objektive por intersubjektive, që do të thotë se origjina e saj gjendet në një besim kolektiv.

Nga ekonomia materiale tek ekonomia numerike

Bëra këtë hyrje për të treguar se si shoqëri njerëzore po përjetojmë një revolucion të katërt industrial ku tregëtia dhe transaksionet financiare po numerizohen po virtualizohen dhe se gjithcka basohet mbi këtë realitet imagjinar intersubjektiv te Hararit. Modeli i ekonomisë materiale po i lëshon vendin modelit të ekonomisë numerike apo imagjinare. Fitimi në modelin e ekonomisë materiale është me shumë zero atëherë që, fitimi në ekonominë e informacionit është me shumë positive.

Modeli i rritjes ekonomike ashtu siç konceptohet sot duket sikur nuk ka me kuptim. Ekonomia numerike apo ekonomia dixhitale nuk mbeshtetet tek shfrytezimi masiv i faktoreve te prodhimit por tek shfrytëzimi efikas duke marr parasysh mbrojtjen e mjedisit dhe të natyrës.

Fakt është se ekonomia e vendeve të zhvilluar prej vitesh është futur në një “stanjacion shekullor”, term ky i shpikur nga Alvin Hansen në një fjalim të vitit 1939, “Economic Progress and Declining Population Groëth”.  Alvin Hansen identifikoj një rritje të ulët të GDP dhe rënie të investimeve në formacionin bruto të kapitalit fiks. Sipas Hansen, situata e përkeqësuar ndjeshëm ekonomike e viteve 1930 nuk ishte vetëm pasojë e një recesioni të rëndë, faza e ulët e ciklit ekonomik, por fakti i një realiteti strukturor. Në esenë e tij, ai e shpjegon këtë të fundit me mbylljen e kufijve, ngadalësimin e inovacionit teknologjik dhe mbi të gjitha, një rënie të konsiderueshme të rritjes së popullsisë (Lufta e Parë Botërore dhe pandemia e quajtur “Gripi Spanjoll”).

Teoria e A. Hansen bazohet në idenë se ekonomitë industriale vuajnë nga një ç`ekuilibër që rezulton nga një prirje e lartë për të kursyer dhe një prirje e ulët për të investuar, pra një kursim i tepërt në ekonomi. Për shkak të dinamikës demografike, mundësitë për investime fitimprurëse po bëhen më të pakta, duke rritur nivelin e kursimeve të disponueshme dhe duke konverguar ekonominë drejt një ekuilibri të karakterizuar nga rritje e ulët, inflacion i ulët, burime të përdorura në mënyrë joefikase (produktivitet i ulët) dhe papunësi e lartë.

Lexo edhe :  Tatimet analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, kur rrezikohet sekuestrimi i makinës

Sipas A. Hansen, prania e kursimeve të tepërta (pasojë e një dinamike të pafavorshme demografike) e vendos ekonominë në një situatë nën regjim, duke e bërë të pamundur rikthimin në punësim të plotë për shkak të kërkesës së pamjaftueshme. Më von tezën e Hansenit e rimerr ekonomisti amerikan Laërence Summers.

Sipas Lawrence Summers, në një konference kërkimore të FMN-së në 2013, ekonomia amerikane është ndoshta sot, si Japonia që nga fillimi i viteve 1990, në një epokë “stanjacioni shekullor”. Në një frymë Keyneso-Ëicksellian, ai fajëson rënien e investimeve të lidhura veçanërisht me demografinë si dhe një rritje të nivelit të kursimeve.

Kjo përkthehet në një ç`ekulibër ndërmjet kursimit dhe investimit që derivon në një rritje të papunësisë dhe në një normë negative të rritjes natyrore demografike. Padyshim, teza të tjera kemi nga Tyler Cowen i cili e vendos theksin tek mungesa e inovacionit dhe Robert Gordon i cili vlerëson se shkaktari është produktiviteti i ulët i faktorëve prodhimit.

Gjithsesi, situata në të cilën ndodhemi sot është e ngjashme me atë të periudhës që analizon Alvin Hansen. Jemi në një situatë pandemike ku në shumë vende të Evropës, identifikojme një frenim demografik, rritje të depozitave ose kursimeve si dhe një ulje të normës së interest (REPO) nga ana e bankave qëndrore. Pra, pyetja që shtrohet është se ku duhet ndërhyr në strukturën ekonomike? Tek demografija, inovacioni, apo tek përmirësimi i kapitalit njerëzor?

Një përgjigje na e jep Klaus Schwab, themeluesi dhe presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, në dy librat e titulluar “Revolucioni i katërt industrial (2016)” dhe “Ristartim i Madh (2020)”. Për Klaus Schëab ngadalësimi aktual i rritjes ekonomike nën 3.5% shkaktohet prej shumë faktorësh por ai vë theksin tek keq shpërndarja e kapitalit, borxhi i lartë, mutacionet demografike etj. Plakja e popullësisë dhe produktiviteti janë të ndërlidhura ngushtë me progresin teknologjike.

Sipas Klaus Schwab, produktiviteti i punës u rrit me një mesatare prej 2.8% midis 1947 dhe 1983, dhe 2.6% midis 2000 dhe 2007, krahasuar me 1.3% midis 2007 dhe 2014. Rritja e produktivitetit është përcaktues kyç për rritjen afatgjatë ekonomike dhe rritjen e standardit të jetesës.

Padyshim që raporti midis faktorëve të prodhimit, teknologji dhe punë, është në korrelacion negative. Inovacionet në teknologjinë e informacionit dhe të tjera teknologji të industrisë shkurtojnë vendet e punës por dinamika është se sektorë të tjerë hapen dhe vende të reja pune krijohen, padyshim, jo me rritmin që kanë pasur revolucionet e mëparshme. Industria numerike po vërteton sot epërsinë ndaj modelit të ekonomisë mteriale.

Pesë kompanitë më të mëdhaja amerikane GAFAM (Google (Alphabet), Apple, Facebook (Meta), Amazon dhe Microsoft) të industrisë së informacionit sot përbëjnë ¼ e GDP amerikane. Nëse General Motors Company sot, ka një kapital prej 235 miliard dollarësh, një fitim neto prej 6 miliardë dollarësh dhe punëson 155 mijë punëtorë, Plataforma e kompanisë numerike Facbook “Meta” ka një kapital asetesh prej 160 miliardë dollarësh, një fitim neto prej 29 miliardësh dhe një numër të punësuarish prej 68 mijë personash. Pra duket qartë që kompanitë numerike kanë fitim më të lartë për një kapital më të ulët investimi.

Për këtë e rëndësishme është pikërisht investimi në kapitalin njerëzor dhe në inovacion. Ndër vendet e para që investojmë më shumë në këtë ekonomi janë Koreja e Jugut, Izraeli Japonia, Finlanda dhe Zvicra respektivisht me 4.3%, 4.1%, 3.4%, 3.2% të GDP-së.

Vendi ynë mbetet shumë mbrapa në këtë drejtim. Investimet në inovacion, kërkim dhe zhvillim në raport me GDP janë të papërfillshme. Në vitin 2021, Shqipëria bënë regression me 1 vend prapa duke u renditur e 84-ta në Indeksin Global të Inovacionit, krahasuar me 131 ekonomi botërore.

Jemi në erën dixhitale dhe kuptimi filozofik i hisorianit Yuval Noah Harari mbi aktivitetin e trurit në kontekstin e rritjes së produktivitetit, nga ana e politikës shqiptare është mjaftë i rëndësishëm.

Rruga e përshkruar e faktorit kryesor të prodhimit punë që prej aktivi primitive, atij kanonik,  aktivit fizik dhe juridik të ekonomisë që prej revolucionit të parë industrial deri në revolucionin e tretë industrial, dhe për të ardhur tek aktivi numerik ku kemi një ndërthyrje midis hyjnores, sepse posedimi i pronësisë është një “mëkat’ dhe demonikes, ku IA (Inetligjenca Artificiale) fuzionohet me biologjinë, për të prodhuar një super aktiv prodhimi, mbetet sfida e së ardhmes së afërt.

 

 

Të fundit

Publikohen formacionet zyrtare të Letoni-Shqipëri, Manaj kapiten! Ka dy ndryshime

Shqipëria luan sot në Riga të Letonisë ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri Sylvinho për...

30 armë për 100 banorë! Austria, ndër vendet më të armatosura në Evropë

Masakra e fundit në Austri ku u vranë në një sulm me armë disa nxënës në një shkollë, nga një 22-vjeçar,nxjerr në pah nivelet...

Formacioni startues i Kombëtares në sfidën ndaj Letonisë, Rey Manaj e nis si kapiten

Shqipëria luan sot në Riga të Letonisë ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit 2026. Një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin...

20 mln euro për Armando Brojën, zbulohen dy opsionet e sulmuesit shqiptar

Armando Broja këtë verë pritet të largohet përfundimisht nga Chelsea. Ai do të tentojë të rigjejë veten në një klub që i beson 100%...

Arlind Qori: Kush ka devijuar votën, të vihet para përgjegjësisë penale

Komisionerët dhe numëruesit që kanë vjedhur apo transferuar votat e kandidatëve brenda partive të tyre, por edhe mes subjekteve politike, duhet të përballen me...

Lajme të tjera

Web TV