Të shtëna me armë zjarri? Telefonata që alarmoi policinë e Shkodrës

Një telefonatë që ka mbërritur mëngjesin e sotëm në policinë e Shkodrës raporton për të shtëna me armë.

Por nga krehja e zonës, deri tani nuk rezulton të ketë ngjarje me armë e as të lënduar. Shërbimet e policisë po vijojnë të zbardhin telefonatën që deri tani rezulton e pavërtetë.

 

Forcat blu bëjnë me dije se ka pasur vetëm një konflikt fizik dhe verbal mes një çifti bashkëshortësh që po shoqërohen në komisariat për sqarime të mëtejshme.