Komisioneri-qytetarëve: Fshini listën nga telefonat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar dje për publikimin e listës së pagave dhe të dhënave sensitive. Komisioneri ka kërkuar fshirjen e menjëhershme të këtyre të dhënave, pasi sipas tij përbën shkelje ligjore.

 Pas publikimit të pagave dhe të dhënave personale, ka reaguar edhe komisioneri për mbojtjen e tyre. Ai ka këkruar nga qytetarët që mbajnë në aplikacionin e ëhats app listën e pagave ta fshijnë atë. Komisioni paralamëron se kjo nuk është një lojë dhe se është shkelje ligji e mund të dënohen për përpunim të paligjshëm të të dhënave personale të shtetasve. “Zyra e Komisionerit ka nisur punën për sigurimin e kësaj baze të dhënash dhe për identifikimin e shkeljeve të mundshme, në mënyrë që të ushtrojë detyrimin ligjor dhe kryerjen e veprimeve të domosdoshme për një hetim administrativ kryesisht (me iniciativën e saj) për këtë çështje”, thuhet në deklaratën e tyre. Duke ju referuar edhe rasteve të ngjashme. “Zyra e Komisionerit vlerëson se ushtrimi i lirisë së shprehjes dhe të shtypit, kur në objekt të saj ka të dhëna personale, para së gjithash, duhet realizuar duke mbajtur parasysh faktin se “interesi i lartë publik”, dallon nga “interesi për publikun”, thuhet në deklaratën e Komisionerit të Mbrojtjes të të Dhënave Personale. Në këtë kontekst, Zyra e Komisionerit i bën thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private. “Çdo veprim që mund të duket si një “lojë”, në përfundim do të rezultonte si shkelje e ligjit, pasi kemi të bëjmë me një përpunim të paligjshëm të të dhënave personale të shtetasve. Qarkullimi online apo dhe publikimi në media i të dhënave të qytetarëve rezulton se është një veprim i kundërligjshëm, i papërgjegjshëm dhe i bëhet thirrje organeve mediatike dhe publikut të mos bëhen përhapës të paligjshëm të të dhënave personale”, thuhet në njoftim. Ditën e djeshme në aplikacionin e Whatsapp është shpërndarë llista e pagave me të dhënat personale për gati 650 mijë qytetarë që marrin pagën në sektorin privat dhe në atë shtetëror. Nga ky publikim nuk ka shpëtuar as kreu i Qeverisë, as VIP, madje as personat që paguhen në Shërbimin Informativ Shtetëror që janë edhe më të cënuar për shkak të shfaqjes së emrit përballë publikut.

Lexo edhe :  Avokati i Ilir Metës, përshëndetje naziste para ambienteve të SPAK

 

 

Të fundit

100% e kryer! Alvaro Morata zgjedh skuadrën e re

Alvaro Morata së shpejti do të jetë lojtar i Comos. Telenovela e gjatë verore, e krijuar për shkak mosmarrëveshjeve...

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte nga shtëpitë e djegura në...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën...

Lajme të tjera

Web TV