Aksident i rëndë/ 32-vjeçari përplas për vdekje oficerin e policisë (Emri)

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të Koplikut në Malësi të Madhe.

Një 32-vjeçar i cili udhëtonte me një makinë tip “Benz”, pa përplasur për vdekje një officer policie.

Mësohet se i riu me iniciale E.Z. po udhëtonte në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, ku ka aksidentuar për vdekje 52-vjeçarin Jakup Reka.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.