Prokuroria sekuestron serverat e AKSH-it, Tatimeve dhe ISKSH

Ditën e djeshme pasi qeveria ju drejtuar prokurorisë për hetim, në tre institucionet: AKSHI, Tatimeve dhe ISKSH prokuroria ka sekuestruar serverat për të mos ndërhyrë më dhe zbuluar personat përgjegjës.

 Dje, Prokuroria ka sekuestruar serverin e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit në lidhje me skandalin e publikimit të listave të tatim-paguesve ku ishin pagat dhe të dhëna të tyre personale. Organi i akuzës ka vendosur sekuestro edhe mbi serverin e drejtorisë së Tatimeve si dhe atë të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Kjo masë është marrë për arsye që mos të ndërhyhet në server. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është duke kryer veprimet hetimore për veprat penale shpërdorim detyre, lidhur me skandalin ku janë publikuar të dhënat personale, pagat dhe vendet e punës të mbi 695 mijë qytetarëve. Dje u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021. Të enjten, u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik. Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë. Edhe pse ditën e mërkurë Qeveria dërgoi në Prokuori çështjen e publikimit të të dhënave perosnale, dje, kanë rrjedhur informacione të tjera. Përveç emër, mbiemër, numër identifikimi dhe rroga për 640 mijë punjoës, dje u shtuan edhe 60 mijë të tjerë që i bashkëlidhur listës së djeshme, që shkon në rreth 694 mijë qytetarë të deklaruar në tatime. Edhe lista e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”.Ajo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga. Ajo që bie në sy është se kjo databazë ka disa ndryshime si në pagë, por edhe në të dhëna të tjera. Në listë këtë herë janë 694 473 qytetarë shqiptarë, rreth 60 mijë më shumë se lista e parë. Opozita ka bërë përgjegjës Kryeministrin Edi Rama për daljen dhe publikimin e të dhënave personale. Të dhënat janë përdorur nga media, ndërsa qytetarët që e kanë marrë mes aplikacionit të Ëhats app kanë shuar kureshtjen për pagat e VIP-ve dhe qytetarëve të thjeshtë.