Publikimi i pagave/ Rama kërkon ndjesë, por “përgjegjësinë” e gjen tek “Foltorja”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Kryeministri Edi Rama në një konferencë urgjente për shkak të daljes së të dhënave personale dhe pagave për 690 mijë të punësuar në shtet dhe privat, tha se nuk ka një sulm kibernetik. Ai ka bërë përgjegjës persona nga brenda institucioneve për furnizimin me informacion të opozitës, por edhe duke aluduar për “sulme nga jasht”. Rama përjashton mundësinë e dorëheqjeve të titullarëve të tre institucioneve përgjegjëse, me argumentimin se “ngjarje të tilla ndodhin kudo”.

 Pas skandalit të publikimit të të dhënave personale nga institucionet përgjegjëse, Kryeministri Edi Rama dili në një konferencë të përbashkët për shtyp me drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e sulmit kibernetik në skandalin e publikimit të pagave, por ka deklaruar se eventualiteti për ndërhyrjet nga brenda sistemit është shumë i lartë. Në krah të drejtueses së AKSHI-t, kreu i qeverisë ia faturoi një pjesë të përgjegjësisë edhe sistemit të vjetër digjital, ndërsa theksoi se ky institucion ka hyrë në një fazë të re teknologjike. “Ajo që duhet të bëjmë ne është që të sqarojmë opinionin se nuk bëhet fjalë për penetrim në sistem, por është sistem i brendshëm pune i inspektorëve të tatimeve. E dyta, të këmbëngulim që prokuroria të hetojë tërësisht dhe të gjithë ata persona që kanë lidhje me sistemin e pagave. Kemi të bëjmë me një sistem digjital të 8 viteve më parë. Ky sistem i përket një trashëgimie me të cilën po punohet vijimësisht integrimit të plotë të sistemit të mbrojtjes që nuk është diçka e lehtë për t’u bërë. AKSHI është një sistem ku kryhen ndërveprime. Aspekti që lidhet me ngjarjen dhe AKSHI-n nuk janë në asnjë formë të lidhura me njëra-tjetrën, kjo për t’i siguruar të gjithë qytetarët për integritetin e plotë të të dhënave”, tha Rama. Kreu i qeverisë pranoi ekspozimin ndaj sulmeve kibernetike, duke theksuar se këto nuk bëhen publike, por në këtë rast mundësia e një sulmi të tillë është minimale. “Ne jemi të ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike dhe AKSHI që funksionon me 3 shtylla programimi dhe mirëmbajtjen e sistemit dhe kërkimin shkencor dhe në funksion të programimit dhe mbrojtjen kibernetike përballet rregullisht në mënyrë të përjavshme me sulme kibernetike që nuk bëhen publike, por janë në protokollet e AKSHI-t. Eventualiteti i një sulmi kibernetik është minimal. Kurse i një ndërhyrjeje nga brenda në sistem përmes individësh është shumë i lartë”, tha ai.

Destabilizimi

Kreu i qeverisë Rama tha se publikimi i databazës me pagat e mbi 690 mijë personave ka qëllim “për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet”. “I kërkoj shumë ndjesë të gjithë atyre që janë shqetësuar me plot të drejtë për këtë ngjarje. Është ngjarje që meriton të hetohet imtësisht, uroj dhe bëj thirrje që prokuroria ta kryejë këtë hetim me të gjitha kapacitetet. Dua të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim, nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet. Duke pasur parasysh edhe deklaratat e foltoreve, të kuvendeve dhe antikuvendeve, mund të mos jetë tentativa e fundit për ta bërë këtë gjë”, tha Rama. Më tej, Rama theksoi se “ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete të mëdha, si në Rusi apo Britani të Madhe”.

Lexo edhe :  A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend?

Mbrojtja kibernetike

Kreu i Qeverisë Edi Rama theksoi se po punohet me qeverinë amerikane në fushën e mbrojtjes kibernetike në vend. “Ne po punojmë në bazë të marrëveshjes me qeverinë amerikane për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të ekselencës që është e “General Jones” dhe që është e përfshirë aktualisht në mbrojtje kibernetike. Jemi të lumtur me performancën dhe rezistencës e jashtëzakonshme digjitale të këtyre dy kompanive shumë të ekspozuara. Përforcimi i mureve mbrojtëse të këtyre sistemeve vazhdon në mënyrë sistematike dhe është e rëndësishme të bëhet hetim i thellë me ekspertë të fushës dhe të thirren nën hetim të gjithë inspektorët që kanë akses në sistem se ky është një sistem i hapur pune”, tha Rama.

Drejtoresha e AKSHI

Kur kryeministri u pyet për ndonjë shkarkim apo dorëheqjen e Karçanaj nëse hetimi tregon se databaza ka dalë nga e-Albania, kreu i qeverisë tha se SHBA-së i dolën të gjitha sekretet dhe nuk pati dorëheqje. “SHBA-së i dolën në rrugë të gjitha sekretet, nuk di të ketë pasur ndonjë dorëheqje. Kështu që, tjetër është kur gjërat ndodhin si rezultat i një dështimi të sistemit ose si rezultat i një vepre, siç ishte rasti i të ndjerit Klodian Rasha, dhe komplet gjë tjetër është kur gjendemi përpara sulmeve. AKSHI nuk ka lidhje me këtë. Është njësoj si të shkosh t’i kërkosh dorëheqjen ministres së Bujqësisë. Platforma e ndërveprimit qeveritar e-Albania nuk ka absolutisht lidhje me sistemin e tatimeve, sepse sistemi i tatimeve që ka të bëjë me pagat është një gjë tjetër, ndërkohë që e-Albania është komplet gjë tjetër”, tha Rama.

Të fundit

Shqiptarët, të dytët më të refuzuar në kufijtë e BE! Pas nesh renditen moldavët

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë...

Seanca e Troplinëve, mes të ndaluarve edhe Altin Morina, avokatët: Keni veç Sky…

Seanca për 14 persona e arrestuar me urdhër të SPAK si pjesë e grupit të Troplinëve në Durrës vijon prej më shumë se katër...

Sukses historik për Shqipërinë, Downtown One fiton çmimin e parë në konkursin global

Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare të ndërtimit, duke u renditur mes fituesve kryesorë në një nga konkurset më prestigjioze...

Po vjen ndryshimi i madh! Rusia gati të paraqesë planin e paqes për Ukrainën

Pas shkëmbimit të të burgosurve Rusia është gati të paraqesë planin e paqes me Ukrainën. Këshu deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov,...

Juristi analizon PD: “U vjen keq për Alimehmetin? Flamur Noka le t’i lëshojë mandatin”

Partia Demokratike nuk ka asnjë provë për manipulim apo vjedhje të zgjedhjeve, pasi qëllimi i saj është vetëm mbajtja në detyrë e kryetarit Sali...

Lajme të tjera

Web TV