SHBA, pritet heqja e kufizimeve mbi udhëtimet nga 8 vende të Afrikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata Biden do të heqë kufizimet e vendosura mbi udhëtimet nga tetë vende që i përkasin jugut të Afrikës, të cilat u vendosën muajin e kaluar për shkak të shqetësimeve në lidhje me variantin tejet ngjitës të koronavirusit, atë Omicron. Lajmi u konfirmua për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’ nga një zyrtar i lartë i administratës.

Shtetasit e huaj, të cilëve u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak se kanë qenë banorë të një prej këtyre tetë vendeve, do të lejohen përsëri të fluturojnë drejt SHBA-së prej datës 31 dhjetor.

Më 29 nëntor Uashingtoni ndaloi pothuajse të gjithë shtetasit e huaj që kishin qenë kohët e fundit, apo që janë banorë të Afrikës së Jugut, Botsvanës, Zimbabves, Namibisë, Lesotos, Esuatinit, Mozambikut dhe Malavit, me qëllimin për të mënjanuar çdo rrezik mbi variantin e zbuluar në Afrikën e Jugut.

Zyrtari tha se agjencitë e shëndetit publik kishin rekomanduar heqjen e kufizimeve të udhëtimit pasi sipas tyre mbajtja në fuqi nuk do të kishte një ndikim të rëndësishëm në rastet e reja me COVID në SHBA duke pasur parasysh përhapjen aktuale, faktin se një vaksinë specifike kundër Omicron-it nuk është e nevojshme dhe se vaksinat ekzistuese apo dozat përforcuese janë shumë efektive.

“Kjo pauzë në udhëtime e ka bërë punën e vet. Na dha kohë për të kuptuar dhe analizuar variantin e ri”, i tha agjencisë ‘Reuters’ zyrtari amerikan, i cili nuk pranoi të identifikohej pasi vendimi nuk është bërë ende publik./VOA/

Të fundit

Trump patrullon rrugët e Uashingtonit, u çon ushtarëve pica dhe hamburgera

Të enjten Donald Trump bëri një vizitë tek ushtarët e dislokuar në Uashington, duke i siguruar ata se operacioni i tij...

Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë këtë mëngjes.Një 40-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten në hyrje të pallatit ku...

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja   Filmi i shumëpritur “The Devil...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Në fillim të viteve ’60, Franca gjendej në një nga periudhat më të tensionuara të historisë së saj moderne. Lufta e Algjerisë po hynte...

Lajme të tjera

Web TV