Vrasja e 30-vjeçarit në Kamëz/ Makina e djegur e autorëve me traga të huaja, brenda saj gjendet arma e krimit

Ekzekutimi i 30-vjeçarit Can Kariçi brenda mjetit të tij në Kodër Kamëz është bërë me breshëri kallashnikovi nga të paktën dy persona.

Autorët pasi kanë ndjekur 30-vjeçarin që ka dalë nga një bar kafe e kanë ekzekutuar atë në momentin që sapo ka hyrë në mjetin e tij dhe më pas janë larguar me mjetin e tyre tip “Audi” që u gjet i djegur në Institut.

Mjeti i autorëve ishte me targa të huaja ndërsa brenda saj ndodhej dhe arma e krimit tip kallashnikov.