Një ndër çiftet më të famshëm të momentit, Donald dhe Beatrix, me sa duket kanë filluar të kenë krisjet e para.
Beatrix ka shfqaur ”ankesa” ndaj sjelles së Donaldit kohët e fundit duke thënë se nuk po i jep vëmendjen që ajo dëshiron të ketë. Në një bisedë në oborr, këngëtarja i ka shprehur Donaldit se ka frikë se si do të jetë ai jashtë në raport me të.
Biseda:
Beatrix: Kam frikë si do të jetë jashtë…
Donald: Në lidhje me mua?
Beatrix: Po.
Donald: Po normale edhe unë. Është një gjë që nuk është e re, por që nis nga këtu ku jemi. Është e çuditshme po… Jo se do jetë qejf, tallesh ti?
Sara: Hë ca i the të më thotë mua ndonjë gjë?
Beatrix: Jo, i thashë që dua vëmendje, shumë vëmendje, më shumë. Domethënë vëmendjen që ma ka dhënë në fillim e dua tani.
Sara: Ai po ta jep gjatë gjithë kohës.
Beatrix: E ke gabim. Dje desh më hoqi qafe për ty. Dje atë gocën tha… më hodhi përtokë për ty. Ta dish.
Sara: Vërtetë? Kur?
Beatrix: Po, realisht. Më hodhi përtokë mua për ty.
Donald: Kjo thotë më hodhi përtokë, unë thjesht i kam thënë mos fol ashtu me Sarën.
Kujtojmë se natën e Krishtlindjeve pas përfudnimit të spektaklit Beatrxi ka qenë e mërzitur për shkak të aktorit. Këngëtarja u shpreh se i duket sikur ajo po jep më shumë në marrëdhënien e tyre dhe sikur e gjithë gjëja u shua.
Biseda:
Donaldi: Po më duket sikur bëhesh tekanjoze
Beatrix: Jam bërë sepse nga një situatë aq e bukur gjithë gjëja sikur u shua. Se një ditë them hajt është i mërzitur, ditën tjetër prapë e njëjta gjë, ditën tjetër prapë kështu dhe më duket sikur vetëm unë jap e për ça? Sikur bezdisesh, të shqetëson diçka. Ta dije natyrën time, më kushtoje vëmendje sepse ashtu më ke mësuar.
Donaldi: Shiko pak dhe pjesën time.
Beatrix: Jam munduar, por ti prapë ke vazhduar. Jam mërzitur gjithë këto ditë. E di që ka ulje-ngritje në një marrëdhënie, por unë dua vëmendjen që më ke dhënë. Jo ta ulësh direkt kështu. Zgjohesh në mëngjes, bën ato gjërat e tua dhe ikën ulesh në një cep, jam unë ajo që vij e ledhatohem gjithmonë. E kam bërë 2-3 herë pastaj jam mërzitur. Nëqoftëse ti përfshihesh shumë, unë përfshihem akoma më shumë. Reagimet e mia kanë ardhur nga veprimet e tua. Tani nuk dua që gjërat të bëhen sepse t’i thashë unë, dua të vijnë natyralisht. As nuk dua fare t’i bësh në mënyrë mekanike se të thashë unë. Mbaje për vete.