Lideri çeçen i gatshëm të udhëheqë luftën ruse për pushtimin e Ukrainës: Janë populli ynë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia duhet të pushtojë Ukrainën nëse presidenti Vladimir Zelensky, nuk ndryshon kursin e politikës së tij anti-ruse, tha lideri çeçen Ramzan Kadyrov.

Duke folur në konferencën e tij vjetore për shtyp, Kadyrov shprehu mendimin e tij se ukrainasit janë gjithashtu “popull rus”. Çeçenia, e udhëhequr nga Kadyrov që nga viti 2007, është një republikë ruse në jug të vendit, në kufi me Gjeorgjinë.

Në fakt, Kadyrov kishte zhvilluar një luftë për pavarësi të Çeçenisë (1999-2000), njëjtë sikurse edhe babai i tij (1991-1992) kur kishte shpallur pavarësinë e këtij rajoni, por në dy rastet kryengritjet ishin shtypur nga Rusia. Më pas, Kadyrov ishte bërë mik me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe falë përkrahjes së tij, ai është gati mbret në Çeçeni.

“Bindja ime e thellë është se nëse Zelensky dhe ekipi i tij sillen në këtë mënyrë, Ukraina duhet të bashkohet me vendin tonë. Ukrainasit janë populli ynë. Ky është territori ynë. Ky është mendimi im”, tha Kadyrov, duke theksuar se ai do të ishte gati për të nisur një ofensivë për të “aneksuar Ukrainën” nëse udhëzohet për ta bërë këtë.

“Po të më kishin besuar do ta kisha zgjidhur shumë kohë më parë”, tha ai.

Këto komente vijnë ndërkohë që tensionet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës mbeten të larta. Javët e fundit, mediat perëndimore kanë pohuar se Kremlini zyrtar po rrit praninë e trupave të tij në kufi dhe po planifikon pushtimin e Ukrainës.

Moska i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza dhe Kremlini ka thënë vazhdimisht se nuk përbën kërcënim për asnjë vend tjetër. Megjithatë, Kadyrov ka një mendim krejtësisht të ndryshëm dhe dëshiron që Rusia ta zgjidhë çështjen me Ukrainën ushtarakisht.

Lexo edhe :  Video virale/ Macron goditet me shuplakë nga gruaja e tij gjatë mbërritjes në Vietnam

Sipas liderit çeçen, presidenti rus Vladimir Putin, duhet të refuzojë të lejojë vendet e huaja t’i diktojnë kushte Moskës, sepse “siguria e shtetit dhe e njerëzve” është gjëja më e rëndësishme dhe luftëtarët nga ky rajon janë “absolutisht të gatshëm të shkojnë dhe të zbatojnë urdhrat pa probleme”.

Të fundit

Punimet në Tiranë-Durrës, Rama ndan fotot, tregon kur përfundon

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga punimet që po kryen në autostradën Tiranë-Durrës. Ky aks...

Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll

Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime me 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun...

Thatësira ekstreme, zjarre dhe../ Temperaturat pritet të thyejnë rekordin e nxehtësisë

Ekziston një shans prej 80% që temperaturat globale të thyejnë të paktën një rekord vjetor të nxehtësisë në pesë vitet e ardhshme, duke rritur...

Artan Lame, një shpirt që nuk bënte pa të vërtetën

Nga Fernada Cenko Nuk është e lehtë të shkruash për Artan Lamen. Jo sepse mungojnë fjalët, por sepse ai nuk hyn te ata njerëz që...

Ambasada e SHBA-së “uron thatë” për zgjedhjet e 11 majit

Ndërsa opozita po mbetet dyerve të institucioneve për të gjetur të vërtetën e saj pretenduar për “zgjedhje të manipuluara” Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Lajme të tjera

Web TV