100 ditët e qeverisë “RAMA 3”: Përmbushje dhe mospërmbushje të zotimeve të programit qeverisës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduart Gjokutaj

 

Në publikimin mbi analizën e përmbushjes së zotimeve të Programit qeverisës 2021 -2025 në 100 ditët e para të qeverisë është paraqitur gjithë programi me zotimet dhe niveli i përmbushjes së tyre.

Programi qeverisës është i përmbledhur në 79 zotime gjithsej dhe i ndarë në 12 fusha veprimi sektoriale dhe politike.

Nga analiza e bërë në përballjen e zotimeve me realitetin e akteve ligjore të miratuara, me vendimet e Ministrave, me veprimet dhe punën në terren, si dhe nga informacioni dhe analiza e medias shikohet se:

  • 5% e zotimeve (32 zotime) nuk rezultojnë të ketë veprime ligjore apo zhvillime të njoftuara nga Ministritë që mbulojnë fushën respektive të veprimit;
  • 6% e zotimeve (40 zotime) rezultojnë se janë kryer veprime në terren, apo janë miratuar akte ligjore dhe nënligjore, si dhe njoftime nga media;
  • 9% e zotimeve (7 prej tyre) janë përmbushur në 100 ditët e para apo janë miratuar aktet nënligjore përkatëse për tu bërë të zbatueshme.

fushën e arsimit, gruas dhe rinisë nga 7 zotime të programit rezulton se 4 zotime janë në progres zhvillimi, ndërsa 3 zotime rezultojnë të përmbyushura që në 100 ditët e para. Zotimet e realizuara prekin përfshirjen në programe mësimore të gjuhës angleze nga klasa e parë, si dhe klasat sportive. Zotimet që ende njoftohen veprime në progres janë ato që përfshijnë marrëveshjet e firmosura me shtete partnere për ndërveprim të universiteteve shqiptare me to.

fushën e shëndetësisë nga 9 zotime të programit rezulton se 6 zotime janë ende pa veprime, 2 zotime janë në progres zhvillimi, ndërsa 1 zotim rezulton i përmbushur që në 100 ditët e para. Zotimet që nuk kanë ende veprime të njoftuara/miratuara lidhen me inovacionin dhe rritjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit në shëndetësi, sistem të dhënash që garanton informacion për “shpërndarjen” dhe aksesin në shëndetësi të popullatës, që mundëson një monitorim konstant për adresimin e pabarazive, mospërfundimi i vaksinimit të personave në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese shtator 2021 etj. Ndërkohë rezulton në progres fillimi i investimeve për spitale rajonalë. Një zotim tashmë konsiderohet i përmbushur dhe lidhet me rritjen deri 40% të pagës së mjekëve dhe infermierëve.

fushën e ekonomisë nga 7 zotime të programit rezulton se 4 zotime janë ende pa veprime, 3 zotime janë në progres zhvillimi. Zotimet që nuk duket se kanë veprime apo njoftime për zhvillime të reja në 100 ditët e para lidhen me mbështetjen konkrete të sipërmarrjes me fondet e premtuara, me rritjen e të ardhurës së disponuershme në duart e qytetarëve, etj. Ndërkohë, në progres shikohen se janë fond kreditimi prej 10 milionë Euro për manifakturën, ngritja e fashës me disa shkallë më shumë, duke e çuar tatimin 23% mbi pagën 250 mijë lekë/muaj etj.

fushën fiskale dhe buxhetore nga 7 zotime të programit rezulton se 3 zotime janë ende pa veprime, 3 zotime janë në progres zhvillimi dhe 1 zotim është i përmbushur. Zotimet pa veprime dhe pa njoftime zhvillimi nga Ministria e Financave dhe AKSHII lidhet me paketën e inovacionit dhe IT. Zotime në progres konsiderohet përjashtimi nga taksat të biznesit të vogël deri në 2029, i cili mbetet të vërtetohet me kalimin e viteve. Zotimi i përmbushur që në 100 ditet e para është përjashtimi nga tatimi mbi pagën aktuale deri në 40 mijë lekë.

fushën e mjedisit dhe turizmit nga 5 zotime, rezulton se 2 zotime nuk ka veprime apo njoftime, ndërsa për 3 zotime verifikohet se janë në fazën e progresit të tyre. Në mosveprime të politikave për të mbajtur zotimin për këtë sektor përmendim p.sh. mospatjen e asnjë njoftimi për paketën unike kombëtare për promovimin ndërkombëtar të destinacioneve. Ndër zotimet në progres verifikohen se është zotimi për reduktimin me synim zhdukjen të ambalazhit plastik njëpërdorimësh.

fushën e bujqësisë nga 6 zotime, rezulton se 3 zotime nuk ka veprime apo njoftime, për 2 zotime verifikohet se janë në fazën e progresit të tyre dhe 1 zotim verifikohet si i përmbushur. Zotim që ende nuk ka njoftime për zhvillime lidhet me Grantet 5.000 Euro për emigrantët që investojnë në agroturizëm. Në zotimin e përmbushur përfshihet lehtësitë fiskale për sektorin bujqësor.

Në fushën e energjisë nga 5 zotime, shihet se 4 zotime nuk ka veprime apo njoftime, ndërsa për 1 zotim verifikohet se është në fazën e progresit. Zotime pa veprime dhe pa njoftime zhvillimi mund të përmenden Vlora një qendër rajonale për gazin e lëngshëm natyror, nisim punimet për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë prej 140 MË. Në zotimin në progres zhvillimi përmenden dy investimet madhore me amerikanët, në Skavicë tjetrin në TEC-in e Vlorës për gazin e lëngshëm.

fushën e infrastrukturës nga 8 zotime të programit rezulton se 2 zotime nuk ka njoftime për akte nënligjore apo veprime në terren, për 5 zotime janë në progres zhvillimi, ndërsa 1 zotim rezulton i përmbushur që në 100 ditët e para. Zotimet që nuk ka veprime përfshijnë brenda vitit 2021, përfundimi i Rrugës së Arbrit dhe ndërtimi i rrugës Kardhiq – Delvinë.

Lexo edhe :  Si sot, çdo vit na thotë se do t’ua bëj prapë

Ndër zotimet që janë në progres zhvillimi shihet si premtues zhvillimi te Porti i Durrësit me investimin prej 2 miliardë Euro dhe fillimi i veprimeve në aeroportin e Vlorës. Ndërkohë, konsiderohet si zotim i përmbushur që në 100 ditët e para fillimi i punimeve për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.

fushën e politikës së jashtme dhe politikës sociale nga 14 zotime gjithsej, 3 i përkasin politikës së jashtme dhe shihet se janë në progres. Ndërsa 11 zotimet e tjera janë për politikat sociale, ku 3 zotime nuk shihet të ketë veprime, ndërsa për 8 zotime duket se janë në progres zhvillimi. Zotimet e politikës së jashtme në progres lidhen me lobimin për Kosovën, për Ballkanin e Hapur dhe për integrimin europian. Ndër politikat sociale, rezultojnë pa veprime politika të tilla si: programi për nënat dhe fëmijët. Ndërsa kosniderohen në progres gjithë zotimet që lidhen me rindërtimin.

fushën e digjitalizimit, kulturës dhe administrimit publik nga 10 zotime të programit rezulton se 5 zotime nuk janë ende me veprime të njpoftuara, ndërsa 5 zotime janë në progres zhvillimi. Më të detajuara i shikoni në matërialin e plotë “100 ditët e qeverisë “RAMA 3”: Përmbushje dhe mospërmbushje të zotimeve të programit qeverisës”.

Copyright Fjala.al

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Fjala, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Fjala dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV